Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e 27-të dhe kësisoj fazën e tretë të sezonit. Kryesuesit e Partizanit dhe Tiranës ia dolën të merrnin tri pikë, teksa te bardheblutë shkëlqeu Florent Hasani. Sulmuesi dardan shënoi tripletë, duke udhëhequr të tijtë te tri pikët e nevojshme.
Me golat në "Elbasan Arena", Hasani merr kreun e golashënuesve me 14 realizime, duke lënë pas Redon Xhixhën, ish-in e Tiranës që në merkaton e dimrit u largua te Qarabak në Azerbajxhan.
Edhe Xhuliano Skuka, ish-i i Partizanit u largua te Metz të Francë, duke qenë në vendin e tretë të golashënuesve me 10 gola. Nonato i Erzenit dhe më pas Dwamena i Egnatias mbajnë vendet katër dhe pesë.
Sulmuesi i Egnatias ka shkëlqyer në Superligë, teksa kujtojmë se u bashkua me rrogozhinasit vetëm në merkaton e janarit. Pas fundit të fazës së tretë, Superliga kryesohet nga Partizani me 47 pikë, teksa edhe Tirana ndjekëse ka po kaq pikë. Në fund Laçi, Bylis dhe Kastrioti.