Ajax është në fundin e renditjes në kampionatin elitar të futbollit në Holandë. Po, e lexuat mirë, skuadra me 36 kampionate të fituara në Holandë dhe katër trofe të Champions League është zhytur në një krizë të thellë, që solli edhe shkarkimin e trajnerit një javë më parë.
Edhe ndërrimi i Alfred Schreuder me Heduiger Maduro nuk i ka rregulluar pozitat e Ajaxit, që këtë të diel u mund 5-2 nga PSV-ja në "Philips Stadion" të Eindhoven.
Mes 35 mijë të pranishmëve, Ajax kaloi në avantazh me den Boomen në të 10 minutë, para se Lazano të barazonte gjithçka. Megjithatë miqtë nga Amsterdami e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-2 me golin e Brobbey.
Në 45 minutat e dyta PSV shënoi katër herë me de Jong, Salibari dhe Lozano (tripletë). Me 30 pikë PSV është në krye të renditjes, ndërsa Ajax pas tetë ndeshjeve të luajtura ka vetëm pesë pikë, teksa ka siguruar një fitore dhe është në një krizë të thellë.