Alen Sherri debuton në Serie A dhe festa e Milanit

GOLAT/ Alen Sherri debuton në Serie A, Milani barazon 3-3 në Sardegna! Juventusi fiton 2-0 derbin kundër Torinos, përleshje mes tifozëve

9 Nëntor, 22:50| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:51

  • Share

Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 12-të. Këtë të shtunë gjithçka filloi me fitoren e Parmës 1-2 në Venezia. Në 18:00 Milani nuk ia doli të merrte tri pikë pasi barazoi 3-3 ndaj Cagliarin në Sardegna. Për ishullorët debutoi në Serie A portieri i kombëtares shqiptare, Alen Sherri.

Kjo e shtunë u mbyll në orën 20:45 me derbin Juventus 2-0 Torino. Orët e para të mëngjesit të sotëm mes dy grupimeve ultrase pati përplasje dhe grushta, me disa të lënduar dhe arrestuar.

Në "Unipol Domus" të Sardegnas Milani barazoi 3-3 me vendasit e Cagliarit. Pas suksesit kundër Real Madridit në Champions League, kuqezinjtë e Fonsecas gjetën tre gola, por nuk i mjaftuan për të dalë me pikët e plota nga ishulli. Leao me dopietë në minutat 15 dhe 40 si edhe Abraham në 69 shënuan për Milanin. Ndërkohë Zortea (2') dhe Zappa me dopietë (53', 89') shënuan për Cagliarin. Për vendasit nga minuta e parë në këtë sfidë debutoi edhe Alen Sherri, shkodrani i portës së Kombëtares që do e kujtojë gjatë këtë pikë pasi merr minutat e para në Serie A. Nota 6.7 për Sherrin nga "SofaScore", që lë pas edhe Mike Maignan me vlerësimin.

Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 2-0 derbin e qytetit kundër Torinos. Sfida që në orët e para të së shtunës u shoqërua me përleshje mes tifozëve, ishte e "luftuar" edhe në fushë. Ishin bardhezinjtë si vendas që kaluan në epërsi me Ueah pas 18 minutave lojë. Në pjesën e dytë Yidiz gjeti golin e dytë. Me 24 pikë "Zonja" barazon Interin që mban vendin e dytë me një ndeshje më pak.

Serie A, raundi 12-të:

E shtunë, 9 nëntor

15:00 Venezia 1-2 Parma

18:00 Cagliari 3-3 Milan

20:45 Juventus 2-0 Torino

Renditja:

Ora 22:38
VIDEO/ Dy fitore radhazi, Juventusi triumfon 2-0 në derbin kundër Torinos


Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 2-0 derbin e qytetit kundër Torinos. Sfida që në orët e para të së shtunës u shoqërua me përleshje mes tifozëve, ishte e "luftuar" edhe në fushë. Ishin bardhezinjtë si vendas që kaluan në epërsi me Ueah pas 18 minutave lojë. Në pjesën e dytë Yidiz gjeti golin e dytë. Me 24 pikë "Zonja" barazon Interin që mban vendin e dytë me një ndeshje më pak.

Ora 20:04
VIDEO/ Milani 'ndalet' nga Alen Sherri, barazim i 'çmendur' 3-3 në Sardegna

Në "Unipol Domus" të Sardegnas Milani barazoi 3-3 me vendasit e Cagliarit. Pas suksesit kundër Real Madridit në Champions League, kuqezinjtë e Fonsecas gjetën tre gola, por nuk i mjaftuan për të dalë me pikët e plota nga ishulli. Leao me dopietë në minutat 15 dhe 40 si edhe Abraham në 69 shënuan për Milanin. Ndërkohë Zortea (2') dhe Zappa me dopietë (53', 89') shënuan për Cagliarin. Për vendasit nga minuta e parë në këtë sfidë debutoi edhe Alen Sherri, shkodrani i portës së Kombëtares që do e kujtojë gjatë këtë pikë pasi merr minutat e para në Serie A. Nota 6.7 për Sherrin nga "SofaScore", që lë pas edhe Mike Maignan me vlerësimin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?