Goli i Lukakut rikthen Napolin në krye të Serie A

GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi

24 Nëntor, 22:39| Përditesimi: 24 Nëntor, 22:46

  • Share

Serie A e futbollit vijoi këtë të diel me ndeshjet e mbetura për raundin e 13-të. Në "Maradona" Napoli fitoi 1-0 kundër Romës dhe me këtë sukses rikthehet në krye të renditjes duke lënë pas tre ekipe me një pikë më pak. Ndërkohë Alen Sherri sërish titullar te Cagliari, që barazoi 2-2 në Genoa. Fiorentina e këtij sezoni vijon të jetë surprizë, duke marrë fitoren e radhës. Tri pikë edhe Lazio.

Napoli është rikthyer sërish në krye të klasifikimit të Serie A pas javës së 13-të. Të kaltrit fituan 1-0 në "Maradona" kundër Romës me golin e Lukakut në minutën e 54-t. Një sulm nga e djathta dhe forma e mirë e Di Lorenzos solli asistin e kapitenit për belgun, që nga pranë nuk gaboi dhe e shtyu sferën në portën e Svilar. Sukses minimal për Napolin që me 29 pikë merr kreun e Serie A, duke lënë pas Atalantën, Interin dhe Fiorentinën me 28 pikë. Ndërkohë Romës nuk i bëri punë as rikthimi i Claudio Ranierit në stol, teksa ndodhen në pozitën e 12-të me 13 pikë dhe "shijojnë" humbjen e tretë radhazi.

Në "Luigi Ferraris" Genoa dhe Cagliari barazuan 2-2 në një sfidë me raste dhe lojë të fortë sportive. Për miqtë nga Sardegna titullar Alen Sherri, portieri i Kombëtares që për të dytën ndeshje radhazi "çimenton" vendin mes shtyllave. Dueli u hap nga Marin në minutën e tetë për miqtë me penallti, para se Frendrup të barazonte dhe të mposhtet për herë të parë Sherrin.

Pjesa e dytë nisi me golin e Mirettit te vendasit, ndërsa duhej sërish një penallti që Piccoli të barazonte rezultatin për sardët. Notë pozitive për Sherrin që luan sërish nga minuta e parë. Te Genoa trajneri i ri Patrick Vieira debuton me një pikë.

Në "Olimpico" Lazio fitoi 3-0 kundër Bolognas. Miqtë e patën "malore" pas 35 minutave lojë kur Pobega doli me karton të kuq. Për kryeqytetasit shënuan Gigot, Zaccagni dhe Dele-Bashiro në pjesën e dytë.

Serie A, raundi 13-të:

E diel, 24 nëntor 2024

12:30 Genoa 2-2 Cagliari

15:00 Como 0-2 Fiorentina

15:00 Torino 1-1 Monza

18:00 Napoli 1-0 Roma

20:45 Lazio 3-0 Bologna

Renditja:

Ora 20:13
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje


Napoli është rikthyer sërish në krye të klasifikimit të Serie A pas javës së 13-të. Të kaltrit fituan 1-0 në "Maradona" kundër Romës me golin e Lukakut në minutën e 54-t. Një sulm nga e djathta dhe forma e mirë e Di Lorenzos solli asistin e kapitenit për belgun, që nga pranë nuk gaboi dhe e shtyu sferën në portën e Svilar. Sukses minimal për Napolin që me 29 pikë merr kreun e Serie A, duke lënë pas Atalantën, Interin dhe Fiorentinën me 28 pikë. Ndërkohë Romës nuk i bëri punë as rikthimi i Claudio Ranierit në stol, teksa ndodhen në pozitën e 12-të me 13 pikë dhe "shijojnë" humbjen e tretë radhazi.

Ora 15:26
VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

Në "Luigi Ferraris" Genoa dhe Cagliari barazuan 2-2 në një sfidë me raste dhe lojë të fortë sportive. Për miqtë nga Sardegna titullar Alen Sherri, portieri i Kombëtares që për të dytën ndeshje radhazi "çimenton" vendin mes shtyllave. Dueli u hap nga Marin në minutën e tetë për miqtë me penallti, para se Frendrup të barazonte dhe të mposhtet për herë të parë Sherrin.

Pjesa e dytë nisi me golin e Mirettit te vendasit, ndërsa duhej sërish një penallti që Piccoli të barazonte rezultatin për sardët. Notë pozitive për Sherrin që luan sërish nga minuta e parë. Te Genoa trajneri i ri Patrick Vieira debuton me një pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?