GOLAT/ Interi mposht me 5 gola Monzën dhe kryeson Serinë A! Amir Rrahmani i jep tri pikë Napolit, Genoa - Torino paqe pa gola

13 Janar, 17:22| Përditesimi: 14 Janar, 16:08

  • Share

Futbolli elitar në Itali është rikthyer me javën e 20-të. Genoa dhe Torino u ndanë në paqe duke barazuar 0-0 këtë të shtunë, ndërsa Napoli fitoi 2-1 me Salernitanën. Ishte goli i Amir Rrahmanit në limitet e sfidës që i dha tri pikë të tijve me përmbysje. Interi fitoi 1-5 në udhëtim me Monzën dhe vijon në krye të renditjes.

Në "Diego Maradona", Napoli fitoi 2-1 me përmbysje kundër Salernitanës për javën e 20-të në Serie A. Dueli ishte me emocione, penallti, kartona dhe gola. Gara e fortë sportive nisi që në pjesën e parë, me Candrevën që befasoi vendasit dhe shënoi golin e parë në të 29 minutë. Anësori i miqve dhuroi spektakël për një gol të jashtëzakonshëm. Fundi i pjesës së parë solli edhe barazimin nga Politano, që nuk gaboi nga penalltia. Mazzarri bëri disa zëvendësime në pjesën e dytë, megjithatë goli i tri pikëve erdhi vetëm në minutën 90+6 nga Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me të djathtën ndali sferën në rrjetë, për të nisur festën e 50 mijë tifozëve në stadium.

Interi nuk njeh rivalë këtë sezon në Serie A. Edhe për raundin e 20-të në kampionat, zikaltërit siguruan tri pikë duke dominuar Monzën, teksa e mundën 1-5 në "Brianteo". Në këtë duel 28 minuta gjatë pjesës së dytë luajti edhe Kristjan Asllani. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Interin, me golat e shënuar nga Calhanoglu (penallti 12') dhe Martinez në të 14'. Në pjesën e dytë Calhanoglu dhe më pas Martinez shënuan sërish, duke zhvlerësuar golin e Pessinas te vendasit. Në fund kishte vend edhe për golin e pestë nga Thuram. Me 51 pikë Interi kryeson renditjen, ndjekur nga Juventusi me një ndeshje më pak dhe me 46 pikë.

Serie A, java 20-të:

15:00 Genoa 0-0 Torino

15:00 Napoli 2-1 Salernitana

18:00 Verona 2-1 Empoli

20:45 Monza 1-5 Inter

Renditja:

Ora 22:47
VIDEO/ Dopietë nga Lautaro dhe Calhanoglu, Inter 'shuplakë' Monzës! E mposht 1-5 me Asllanin në fushë

Interi nuk njeh rivalë këtë sezon në Serie A. Edhe për raundin e 20-të në kampionat, zikaltërit siguruan tri pikë duke dominuar Monzën, teksa e mundën 1-5 në "Brianteo". Në këtë duel 28 minuta gjatë pjesës së dytë luajti edhe Kristjan Asllani. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Interin, me golat e shënuar nga Calhanoglu (penallti 12') dhe Martinez në të 14'. Në pjesën e dytë Calhanoglu dhe më pas Martinez shënuan sërish, duke zhvlerësuar golin e Pessinas te vendasit. Në fund kishte vend edhe për golin e pestë nga Thuram. Me 51 pikë Interi kryeson renditjen, ndjekur nga Juventusi me një ndeshje më pak dhe me 46 pikë.

 

 

Ora 18:23
Goli i parë këtë sezon, Rrahmani i jep tri pikë Napolit: Kemi presion se jemi kampionët e Serie A


Napoli fitoi 2-1 me përmbysje kundër Salernitanës në Serie A. Goli i Amir Rrahmanit në fundin e sfidës i dha tri pikë të tijve, që sigurojnë kështu suksesin me golin e parë sezonal të kapitenit të Kosovës. Për mediet, pas ndeshjes mbrojtësi u shpreh i lumtur.

“Ka gjithçka në këtë fitore, tension, presion dhe situata të vështira, duke e gjetur veten si kampion i Italisë dhe arritja e këtyre rezultateve nuk është e lehtë, sivjet do të jetë kështu, edhe sot kemi vuajtur shumë duke pësuar gol, por fatmirësisht e kemi kthyer dhe jemi të kënaqur me rezultatin, shpresojmë ta kemi këtë fat edhe në të ardhmen.

Goli - Topi erdhi jo i pastër, e ndalova dhe godita në portë pa u menduar shumë. A ju kishte munguar goli? Të shënosh gola është gjithmonë bukur, jam i lumtur që kam shënuar. Do të përpiqemi të japim maksimumin për ta kapërcyer këtë vit që ka qenë dhe do të jetë shumë i vështirë”, tha Rrahmani.

Ora 17:24
VIDEO/ Amir Rrahmani shënon 'in-extremis', Napoli përmbys 2-1 Salernitanën

Në "Diego Maradona", Napoli fitoi 2-1 me përmbysje kundër Salernitanës për javën e 20-të në Serie A. Dueli ishte me emocione, penallti, kartona dhe gola. Gara e fortë sportive nisi që në pjesën e parë, me Candrevën që befasoi vendasit dhe shënoi golin e parë në të 29 minutë. Anësori i miqve dhuroi spektakël për një gol të jashtëzakonshëm. Fundi i pjesës së parë solli edhe barazimin nga Politano, që nuk gaboi nga penalltia. Mazzarri bëri disa zëvendësime në pjesën e dytë, megjithatë goli i tri pikëve erdhi vetëm në minutën 90+6 nga Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me të djathtën ndali sferën në rrjetë, për të nisur festën e 50 mijë tifozëve në stadium. Pas humbjes me Torinon, Napoli shijon suksesin e parë këtë vit në Serie A dhe me 31 pikë mban vendin e gjashtë. Salernitana me 12 pikë renditet e fundit.

 

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?