Moment nga ndeshjet

GOLAT/ Argjentina me Messin mundet në udhëtim, Vinicius humbet 11 metërshin në barazimin e Brazilit

15 Nëntor, 08:36| Përditesimi: 15 Nëntor, 14:09

  • Share

Zona e Amerikës Latine zhvilloi tre nga ndeshjet e raundit të 11-të të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ra në sy humbja e Argjentinës në Asuncion, apo barazimi i Brazilit në Maturin. Ekuadori mposhti pastër 4-0 Bolivinë.

Në stadiumin "Defensores del Chaco" të Asuncion, vendasit e Paraguait fituan 2-1 me përmbysje kundër Argjentinës së Lionel Messit. Ishin kampionët në fuqi të botës që kaluan në avantazh me Lautaro Martinez pas 11 minutave lojë, para se vendasit të kthenin rezultatin në favor me golin e Sanabria dhe Alderete. Nota 6.7 për Messin, që ishte ndër më pak të vlerësuarit në këtë duel. Megjithë disfatën, argjentinasit janë në krye të grupit në Amerikën Latine me 22 pikë.

Në "Monumental de Maturin", Venezuela ndali 1-1 Brazilin. Raphinha me një supergol kaloi në epërsi miqtë, ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë Segovia barazoi rezultatin. Vinicius mund të ishte kthyer në hero për Brazilin, por gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 62-të. Më pas ylli i Real Madrid pati edhe një sherr me arbitrin kolumbian Rojas, por ia hodhi paq pa karton të verdhë. Me 17 pikë Brazili ndodhet në vendin e tretë.

Rezultatet dhe renditja:

Ekuador 4-0 Bolivi

Paraguai 2-1 Argjentinë

Venezuela 1-1 Brazil

Ora 08:40
VIDEO/ Brazili ngec në barazim me gola, Vinicius gabon nga pika e bardhë dhe bën sherr me arbitrin

Në "Monumental de Maturin", Venezuela ndali 1-1 Brazilin. Raphinha me një supergol kaloi në epërsi miqtë, ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë Segovia barazoi rezultatin. Vinicius mund të ishte kthyer në hero për Brazilin, por gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 62-të. Më pas ylli i Real Madrid pati edhe një sherr me arbitrin kolumbian Rojas, por ia hodhi paq pa karton të verdhë. Me 17 pikë Brazili ndodhet në vendin e tretë.

Ora 08:38
VIDEO/ Goli i Lautaros s'mjafton, Argjentina e Messit përmbyset 2-1 nga Paraguai

Në stadiumin "Defensores del Chaco" të Asuncion, vendasit e Paraguait fituan 2-1 me përmbysje kundër Argjentinës së Lionel Messit. Ishin kampionët në fuqi të botës që kaluan në avantazh me Lautaro Martinez pas 11 minutave lojë, para se vendasit të kthenin rezultatin në favor me golin e Sanabria dhe Alderete. Nota 6.7 për Messin, që ishte ndër më pak të vlerësuarit në këtë duel. Megjithë disfatën, argjentinasit janë në krye të grupit në Amerikën Latine me 22 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?