Man. City fiton me Luton

Sport

GOLAT/ Armando Broja s'është 'ilaçi' i Chelseat, Blutë humbasin në udhëtim! Man. City përmbys Luton, Tottenham 'poker' Newcastelit

10 Dhjetor 2023, 17:06| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 19:40

  • Share

Premier League e futbollit në Angli mbylli javën e 16-të. Këtë të dielë, me fillim nga ora 15:00 u luajtën tre ndeshje. Everton fitoi 2-0 me Chelsean, me Armando Brojën që e nisi ndeshjen titullar te miqtë. Luton u përmbys 1-2 nga Man. City, teksa Fulham mundi 5-0 West Hamin. Në 17:30 Tottenham mundi 4-1 Newcastle. Pas kësaj jave kryeson Liverpooli me 37 pikë, ndjekur nga Arsenal me një më pak.

Në "Keniluorth Road" Luton humbi 1-2 nga Manchester City. Për javën e 16-të në kampionat, "Qytetarët" përmbysën sfidën edhe pse me mungesën e Haaland. Pjesa e parë e takimit u mbyll 1-0 për vendasit. Ishte Adebayo që me kokë mposhti Ederson, për të ndezur shpesën e Luton. Pjesa e dytë ishte me tjetër fytyrë për Cityn, që përmbysi gjithçka. Bernardo Silva në minutën e 62 dhe Grealish në të 65 minutë ishin deçiziv për djemtë e Guardiolës, që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 33 pikëve në vendin e katërt. Luton me vetëm nëntë pikë mban pozitën e 18-të.

Everton shijon suksesin e tretë radhazi duke mundur 2-0 Chelsean në "Goodison Park". Ekipi i Dyche ishte i vendosur mirë në prapavijë dhe ia doli të mbante portën të paprekur. Për Blutë nga minuta e parë e nisi Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që luajti 67 minuta në këtë sfidë, duke mos lënë gjurmë. Goli i parë i takimit u shënua nga Doucoure në minutën e 54, teksa Dobbin "vulosi" gjithçka në të 90+2 minutë. Everton shijon kështu suksesin e tretë radhazi dhe me 13 pikë del nga zona e ftohtë duke u pozicionuar në vendin e 17-të, paçka dhjetë pikëve të zbritura për shkak të parregullsive financiare. Nga ana tjetër, Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi (u mundën nga Man. United) dhe me 19 pikë pozicionohet në vendin e 12-të.

Pas pesë ndeshjeve, Tottenham rikthehet te tri pikët dhe këtë e bën duke mundur 4-1 Newcastelin për javën e 16-të në Premier League. Më i miri te londinezët ishte Heung Min Son, që shënoi një gol dhe asistoi për dy të tjerët. Dueli u zhbllokua pas 26 minutave lojë nga Udogie, teksa Richarlison shënoi për 2-0. Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, me Richarlison që shënoi dopietën personale dhe golin e tretë të ndeshjes. Son mbylli llogaritë me penalltinë e kthyer në gol në të 85 minutë, teksa Joelinton shënoi golin e "flamurit" për miqtë në minutën 90+1. Tottenham me 30 pikë ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Newcastle me 26 pikë mban pozitën e shtatë.

Premier League, java 16-të:

15:00

Everton 2-0 Chelsea

Fulham 5-0 West Ham

Luton 1-2 Manchester City

17:30

Tottenham 4-1 Newcastle

Renditja:

Ora 19:34
VIDEO/ Son 'gatuan' suksesin e Tottenham pas pesë ndeshjeve, Spursat mundin 4-1 Newcastelin

Pas pesë ndeshjeve, Tottenham rikthehet te tri pikët dhe këtë e bën duke mundur 4-1 Newcastelin për javën e 16-të në Premier League. Më i miri te londinezët ishte Heung Min Son, që shënoi një gol dhe asistoi për dy të tjerët. Dueli u zhbllokua pas 26 minutave lojë nga Udogie, teksa Richarlison shënoi për 2-0. Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, me Richarlison që shënoi dopietën personale dhe golin e tretë të ndeshjes. Son mbylli llogaritë me penalltinë e kthyer në gol në të 85 minutë, teksa Joelinton shënoi golin e "flamurit" për miqtë në minutën 90+1. Tottenham me 30 pikë ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Newcastle me 26 pikë mban pozitën e shtatë.

 

 

Ora 17:07
VIDEO/ Përmbysje edhe pa Haaland, Man. City fiton 1-2 në Luton


Në "Keniluorth Road" Luton humbi 1-2 nga Manchester City. Për javën e 16-të në kampionat, "Qytetarët" përmbysën sfidën edhe pse me mungesën e Haaland. Pjesa e parë e takimit u mbyll 1-0 për vendasit. Ishte Adebayo që me kokë mposhti Ederson, për të ndezur shpesën e Luton. Pjesa e dytë ishte me tjetër fytyrë për Cityn, që përmbysi gjithçka. Bernardo Silva në minutën e 62 dhe Grealish në të 65 minutë ishin deçiziv për djemtë e Guardiolës, që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 33 pikëve në vendin e katërt. Luton me vetëm nëntë pikë mban pozitën e 18-të.

 

 

Ora 17:06
VIDEO/ Armando Broja 67 minuta në fushë, Everton mund 2-0 Chelsean


Everton shijon suksesin e tretë radhazi duke mundur 2-0 Chelsean në "Goodison Park". Ekipi i Dyche ishte i vendosur mirë në prapavijë dhe ia doli të mbante portën të paprekur. Për Blutë nga minuta e parë e nisi Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që luajti 67 minuta në këtë sfidë, duke mos lënë gjurmë. Goli i parë i takimit u shënua nga Doucoure në minutën e 54, teksa Dobbin "vulosi" gjithçka në të 90+2 minutë. Everton shijon kështu suksesin e tretë radhazi dhe me 13 pikë del nga zona e ftohtë duke u pozicionuar në vendin e 17-të, paçka dhjetë pikëve të zbritura për shkak të parregullsive financiare. Nga ana tjetër, Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi (u mundën nga Man. United) dhe me 19 pikë pozicionohet në vendin e 12-të.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ende me Brojen ju hahaha: 10/12/2023 20:22

    Ku u katandis çelsi te luaj me Brojen. Kush merr vesh nga futbolli e kupton qe broja nuk esht ndonje lojtar klasi te tjerat se ça thone jan muhabete per te kaluar kohen neper studio televizive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?