Premier League e futbollit në Angli vijon me javën e 21-të. Në Londër, Arsenali mposhti 5-0 Crystal Palace dhe pas dy humbjeve rikthehet te suksesi i plotë dhe me pesë gola.
Në "Emirates", të besuarit e Artetas nuk i diskutuan tri pikët në derbi dhe shënuan dy herë në pjesën e parë. Pas një këndoreje, Gabriel u tregua më i saktë dhe shënoi me kokë në të 11 minutë. Henderson në të 37' shënoi në portën e tij për 2-0.
Fraksioni i dytë sërish ishte nën diktatin e "Topçinjve". Trossard dhe Martinelli (dopietë 90+4', 90+5') i dërguan shifrat në 5-0. Me 43 pikë Arsenali mban vendin e tretë, teksa Crystal Palace me 21 pikë renditet në pozitën e 14-të.