Arsenali dhe Crystal Palace barazuan të mërkurën 2-2 për raundin e 34-t në Premier Leaguen angleze të futbollit. Me këtë rezultat është Liverpooli që buzëqesh, pasi një pikë do e shpallte kampion të Premier League për këtë sezon, katër raunde nga fundi i kampionatit.
NDESHJA - Në "Emirates" ndeshja u zhbllokua nga Arsenali pas vetëm tre minutave lojë me golin e Kiwior, kjo pas pasimit final të Odegaard. Miqtë u përgjigjën dhe gjetën barazimin me Eze pas 27 minutash lojë. Ndërkohë që fundi i pjesës së parë solli golin e dytë të Arsenalit, me autor Trossard. Nuk ishte e thënë që Arsenali të shijonte tri pikë para tifozëve të vet, pasi një gabim i prapavijës solli një supergol të Mateta shtatë minuta nga fundi i ndeshjes.
RENDITJA - Liverpool me 79 pikë kryeson renditjen dhe ka shanse që të dielën para tifozëve të vete të shpallet zyrtarisht kampion i Premier League për herë të 20-të në histori, teksa i mjafton një barazim kundër Tottenham.
Arsenal me 67 pikë ndodhet në vendin e dytë, ndjekur nga Man. City me 61, Nottingham me 60 dhe Newcastle me 59-të.
Komente
