BIRMINGHAM - Aston Villa dhe Liverpool barazuan 2-2 mbrëmjen e së mërkurës për raundin e 29-të në Premier League. Skuadra e Arne Slot nuk mundi ta shtojë diferencën e pikëve në krye të tabelës nga ndjekësit e Arsenal.
Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 29-të falë Salah, por në fund të pjesës së parë Tielemans (38') dhe Watkins(45’+3) bënë që të mendohej një kthesë e madhe e vendasve.
Alexander-Arnold shmangu humbjen për formacionin e Slot në minutën e 61-të. Ai që buzëqesh është Arteta, i cili e gjen veten në -8 pikë pas kryesuesve të Liverpool, por me një ndeshje më pak se liderët dhe ka mundësinë të shkojë në -5, duke hapur garën për trofeun në Angli.
Komente
