Seattle, SHBA - Atletico Madrid ka marrë fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube. Spanjollët kanë mposhtur 1-3 amerikanët e Seattle Sounders në një stadium me mbi 51 mijë tifozë të pranishëm, sfidë kjo e vlefshme për Grupin B.
Përballja u zhbllokua shpejt nga madrilenët me golin e Pablo Barrios në minutën e 11-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të spanjollëve, ndërsa fraksioni i dytë u hap me golin e Witsel, për ta dërguar rezultatin në 0-2. Në minutën e 50-të Rusnak shkurtoi shifrat për Seattle, por sërish Barrios shënoi golin e tretë te Atl. Madrid.
Me dy ndeshje të luajtura, Grupi B kryesohet nga Botafogo me gjashtë pikë, ndjekur nga PSG dhe Atletico Madrid me tre pikë. Në fund Seattle me zero pikë.
Komente
