La Liga në Spanjë vijoi këtë të diel me javën e 35-të. Cadiz fitoi 1-0 ndaj Getafes dhe mban shpresat gjallë se në javët e fundit do sigurojë mbijetesën, paçka rivalitetit të fortë në fundin e tabelës. Fitore edhe për Atletico Madrid, që tre javë nga fundi i sezoni "blindon" zonën Champions.
Në "Metropolitano" Atletico Madrid fitoi 1-0 kundër Celta Vigos. Ndeshja për djemtë e Diego Simeones nuk ishte e lehtë, me golin e tri pikëve që u shënua nga Rodrigo de Paul në minutën e 84-t. Pas javës së 35-të Atletico mban vendin e katërt me 70 pikë, tetë më shumë se Bilbao. Ndërkohë Celta pozicionohet e 17-ta dhe për momentin shpëton sezonin.
Në "Mestalla" Valencia dhe Rayo Vallecano barazuan 0-0. Vendasit humbën mundësinë për t'u afruar me Evropën, teksa për miqtë 90 minuta luajti Ivan Balliu.
La Liga, raundi 35:
E diel, 12 maj 2024
14:00 Cadiz 1-0 Getafe
16:15 Atl. Madrid 1-0 Celta Vigo
18:30 Valencia 0-0 Rayo Vallecano
Renditja: