Barcelona

GOLAT/ Barcelona barazon 1-1 me Vallecanon dhe humbet vendin e tretë në La Liga, Atl. Madrid fitore 'kërcënuese' për kryesuesit

25 Nëntor 2023, 22:58
  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 14-të. Duke filluar nga ora 14:00, Rayo Vallecano e Ivan Balliut ndali 1-1 në Madrid gjigantët e Barcelonës. Në "Mestalla" Valencia dhe Celta Vigo barazuan 0-0. Atl. Madrid fitoi 1-0 me Mallorcan dhe i merr vendin e tretë Barçës.

Në "Campos de Vallecas" në Madrid, Rayo Vallecano dhe Barcelona barazuan 1-1 për raundin e 14-të. Për vendasit gjatë gjithë lojës në fushë ishte Ivan Balliu, me mbrojtësin e Kombëtares që bëri paraqitje të mirë. Të parët në avantazh kaluan vendasit me Lopez në të 39 minutë, duke befasuar djemtë e Xavit. Për të marrë një pikë, Barcelona iu fal autogolit të Lejeune në minutën e 82-të, duke mos u turpëruar. Barça tanimë me 31 pikë mban vendin e katërt, ndërsa Vallecano pozitën e tetë me 19 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Valencia dhe Celta Vigo barazuan 0-0, ndërsa Getafe mundi 2-1 Almerian. Golat për madrilenët u shënuan nga Greenuood dhe Mayoral, duke përmbysur golin e Ramazanit për miqtë. Në mbrëmje, Atletico Madridi fitoi 1-0 me Mallorcan me golin e Griezmann për të marrë vendin e tretë me 31 pikë, duke lënë pas Barçën. Për miqtë e Mallorcas mungoi Muriqi për shkak të lëndimit me Kosovën.

La Liga, java e 14-të - E shtunë:

14:00 Rayo Vallecano 1-1 Barcelona

16:15 Valencia 0-0 Celta Vigo

18:30 Getafe 2-1 Almeria

21:00 Atl. Madrid 1-0 Mallorca

Renditja:

Ora 18:45
VIDEO/ Ivan Balliu ndal Barcelonën, 1-1 në Madrid! Skuadra e Xavit i largohet kreut


Në "Campos de Vallecas" në Madrid, Rayo Vallecano dhe Barcelona barazuan 1-1 për raundin e 14-të. Për vendasit gjatë gjithë lojës në fushë ishte Ivan Balliu, me mbrojtësin e Kombëtares që bëri paraqitje të mirë. Të parët në avantazh kaluan vendasit me Lopez në të 39 minutë, duke befasuar djemtë e Xavit. Për të marrë një pikë, Barcelona iu fal autogolit të Lejeune në minutën e 82-të, duke mos u turpëruar. Barça tanimë me 31 pikë mban vendin e tretë, ndërsa Vallecano pozitën e tetë me 19 pikë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?