Ferran Torres, heroi i Barcelonës

Sport

GOLAT/ Barcelona fiton 3-0 kundër Getafes, Torres shkëlqen me dy gola! Yamal në tribunë

22 Shtator, 10:08| Përditesimi: 22 Shtator, 10:09

  • Share

SPANJË - Barcelona fitoi 3-0 kundër Getafes për raundin e pestë në La Liga. Në mini-stadiumin 'Johan Cruyff', katalanasit nuk zhgënjyen dhe janë në ndjekje të kryesuesve të Real Madrid. Sfida u zhvillua në kompleksin e klubit, kjo pasi 'Camp Nou' i ri ende nuk është gati për inaugurimin.

Heroi i takimit për katalanasit ishte Ferran Torres. Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të, para se të dyfishonte 11 minuta nga fundi i pjesës së parë. Me avantazhin e dy golave, djemtë e Hansi Flick kontrolluan lojën dhe ia dolën të shënonin edhe golin e tretë me Dani Olmo në minutën e 62-të.

Me 13 pikë pas pesë takimeve, Barça mban vendin e dytë. Prin klasifikimin Real Madridi me 15 pikë të plota. Raundin që vjen Barcelona luan kundër Real Oviedo në udhëtim, ndërsa Real Madrid ndeshet me Levanten po në transfertë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?