Gavi pas golit

Sport

GOLAT/ Barcelona i shënon dy herë Bilbaos dhe është finaliste e Superkupës, sot radha e Real Madrid

9 Janar, 09:07| Përditesimi: 9 Janar, 09:09

  • Share

Arabia Saudite - Skuadra e Barcelonës është finalistja e parë e Superkupës së Spanjës. Katalanasit fituan 0-2 kundër Athletic Billbao, ndërkohë që sot luhet Real Madrid - Mallorca (20:00) për biletën e mbetur.

Në Jeddah të Arabisë Saudite Barça e Hansi Flick nuk e pati të vështirë kundër ekipit bask. Dueli u zhbllokua pas vetëm 17 minutave lojë. Ishte Balde që asistoi dhe Gavi që nuk gaboi.

Me fillimin e pjesës së dytë Gavi do bënte "kamerierin" për Lamine Yamal, me Barçën që "vulosi" kalimin në finalen e Superkupës. Në fund Inaki Williams shënoi për baskët, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Tanimë Barça pret duelin Real Madrid - Mallorca për të mësuar rivalin, aty ku me gjasë do kemi një El Clasico në finale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?