Fitorja 2-0 kundër Real Sociedad riktheu Barcelonën në vendin e dytë në La Liga. Në sfidën e së hënës, te vlefshme për javën e 35 të kampionatit, zhbllokoi fillimisht talenti Yamal. Pas asistit të Gundogan 16-vjeçari ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore.
Në pjesën e dytë pati pak raste për t’u evidentuar, ndërsa vetëm një shtesë një penallti e akorduar me VAR u shndërrua në gol nga Rapinha, i cili vulosi shifrat përfundimtare të kësaj sfide. Me këtë sukses Barcelona u ngjit në vendin e dytë në kuotën e 76 pikëve, 1 më shumë se Girona.
Në Premier League përballja mes Aston Villa-s dhe Liverpool prodhoi 6 gola, por jo fitues. Gafa e portierit Martinez kaloi shumë shpejt miqtë në avantazh, por rrjeta e Tielemans riktheu baraspeshën. Gjithsesi një gol i Cody Gapkos dërgoi Liverpoolin në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë ishte sërish Liverpool që realizoi me Quansah, duke i dërguar shifrat në 1-3, por edhe pse dukej një sfidë e mbyllur deri në fund Aston Villa arriti të barazonte 3-3. Dy pikë të lëna për Liverpool që gjithsesi ka dalë më herët në garën për kampion, ndërsa për Aston Villan pika e fituar ishte jetike në luftën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Në Seria A Udinese mori një fitore jetet të rëndësishme në transfertën e Lecce-s. Skuadra e drejtuar nga Cannavaro arriti të dilte nga kjo transfertë me shifrat 0-2, falë golave të Luccas dhe Samardzic. Kjo fitore i largoi friulanët nga vendet e fundit, ndërsa i jep një bonus të madh në luftën për mbijetesë. Kjo në një kohë kur Lecce e Ylber Ramadanit një javë më parë siguroi matematikisht mbijetesën.
Në sfidën tjetër Fiorentina ia doli 2-1 me përmbysje kundër Monzas, duke parakaluar Napolin në renditje. Violët u ngjitën në 8 me 53 pikë, 2 më shumë se Napoli, që sezonin e ardhshëm me shumë mundësi nuk do jetë në asnjë kompeticion europian.