Ferran Torres feston golin e barazimit 2-2

Sport

GOLAT/ Barcelona 's'vdes kurrë', përmbys 2-3 Levanten në minutën e fundit! Zhgënjen Atl. Madrid

24 Gusht, 12:09| Përditesimi: 24 Gusht, 12:11

  • Share

SPANJË - Futbolli spanjoll është në raundin e dytë të sezonit të ri 2025-26. Në Valencia, Barcelona fitoi 2-3 me përmbsyje kundër vendasve të Levantes. Sfida nisi mirë për Levanten që shënoi dy herë brenda pjesës së parë. Romero në minutën e 15-të dhe Morales në shtesë (me penallti) befasuan kampionët katalanas.

Nisja e fraksionit të dytë pa një Barcelonë më kërkese, që ia doli të barazonte shumë shpejt. Pedri në minutën e 49-të shënoi pas pasimit final të Yamal, ndërsa ekuilibrat u vendosën në minutën e 52-të nga Ferran Torres, pas asistit të Raphinhas.

Kur u duk se dy skuadrat do ndanin nga një pikë, duhej një autogol i Elgezabul në shtesën e parë të ndeshjes që Barcelona të bënte përmbysjen e madhe 1-2.

Në ndeshjet e tjera, Mallorca dhe Celta Vigo barazuan 1-1, teksa po me të njëjtin rezultat u ndanë edhe Atletico Madridi kundër Elches.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?