Inter Miami fitoi 1-3 në transfertë kundër Los Angelos FC në "BMO Stadium", për javën e 27-të në MLS amerikane të futbollit. Për miqtë nga Florida shkëlqyen ish-lojtarët e Barcelonës, me Messin që dhuroi dy asiste, Jordi Alba shënoi gol dhe Busquets fenomenal në mesin e fushës.
Dueli u hap për Miamin vetëm pas 14 minutave lojë me golin e Farias. Në pjesën e dytë miqtë treguan cilësitë e tyre, me Busquets që pasoi për Messin, teksa "Pleshti" nxori të vetëm me portierin Jordi Albën, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes.
Në minutën e 83-të ishte sërish Messi që u kujdes të servirte për herë të dytë në këtë ndeshje, teksa Campana gjeti rrjetën për herë të tretë. Në fundin e ndeshjes Los Angelos shënoi golin e "flamurit" me Hollingshead për rezultatin final 1-3. Edhe njëherë te Inter Miami ishte "Barcelona e vogël" që i solli tri pikët e radhës skuadrës së Tata Martino.