Festa e Harry Kane

Sport

GOLAT/ Bayern Munich 'likuidon' 4-0 Werder Bremen, dopietë nga Harry Kane! Sulmuesi anglez vendos rekord në Evropë

27 Shtator, 10:44| Përditesimi: 27 Shtator, 10:46

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit çeli të premten raundin e pestë. Në "Allianz Arena", Bayern Munich mposhti 4-0 Werder Bremen, duke mos i lënë mundësi miqve për reagim.

Dueli u zhbllokua pas 22 minutave lojë nga Jonathan Tah, kjo pas asistit të Olise. Në fundin e pjesës së parë, Harry Kane nuk gaboi nga 11 metërshi për ta mbyllur 2-0 fraksionin e parë.

Sërish Harry Kane në minutën e 65-të shënoi golin e tretë të ndeshjes, pas pasimit final të Diaz. Me këtë gol, sulmuesi anglez shkon në kuotën e 100 golave të shënuar me Bayern Munich, pas 104 ndeshjeve të luajtura. Ky është një rekord në pesë ligat kryesore evropiane, me Kane që lë pas Cristiano Ronaldon që 100 gola i ka shënuar pas 105 ndeshjeve me Real Madridin.

Sa i takon sfidës, tre minuta nga fundi ishte Konrad Laimer që shënoi golin e katërt. Pas pesë raundeve, Bayern Munich me 15 pikë të plota mban vendin e parë, teksa ndjekësit e Dortmund janë në pozitën e dytë me pesë pikë më pak dhe një ndeshje për të zhvilluar (sot kundër Mainz).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?