Goli i parë i Pavard dhe festa e Bayern

GOLAT/ Bayern shënon 5 gola dhe merr kreun e Bundesligës, Leipzig bën detyrën! Ngec Dortmundi

11 Mars 2023, 17:47| Përditesimi: 11 Mars 2023, 20:54

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 24-t. Këtë të shtunë me fillim në 15:00 u zhvilluan katër duele. Bayern Munich fitoi 5-3 me Augsburgun, me bavarezët që pësuan dopietë nga shqiptari Mërgim Berisha. Në ndeshjet e tjera, Eintracht barazoi 1-1 me Stuttgart, teksa edhe Hertha Berlin dhe Mainz barazuan po 1-1. Leipzig u imponua në shtëpi duke marrë tri pikë për fitoren 3-0 me Gladbach.

Në "Allianz Arena" Bayern Munich fitoi 5-3 me Augsburgun, për javën e 24-t në Bundesligë. Bavarezët e Nagelsmann e gjetën veten në disavantazhin e një goli që në minutën e tretë. Shqiptari Mërgim Berisha tundi rrjetën e Sommer, teksa më pas nisi "festivali" i golave. Cancelo në të 15, Pavard në minutën e 19 dhe 35 dhe Sane në të 45 e dërguan rezultatin në pjesën e parë 4-1. Edhe 45 minutat e dyta ishin me gola, teksa sërish Mërgim Berisha shkurtoi shifrat për miqtë. Davies shënoi për Bayern (74'), ndërsa në fundin e ndeshjes Cordona (90+3) mbylli duelin në 5-3.

Schalke dhe Dortmund barazuan 2-2 për javën e 24-t në Bundesligë. Derbi i zhvilluar në "Veltins Arena" ka qenë i luftuar dhe me katër gola, me Bayern Munich që del i buzëqeshur nga kjo përballje. Ndeshja u zhbllokua nga Schlotterbeck për miqtë në minutën e 38-të. Në të 50-tën Bulter barazoi 1-1, ndërsa Guerreiro riktheu në epërsi Dortmundin në të 60 minutë. Ishte Karaman që në minutën e 79 barazoi për 2-2. Nga kjo ndeshje Bayern Munich del i fituar, me bavarezët që mbajnë kreun të vetëm me 52 pikë pas fitores së sotme. Dortmund me 50 pikë është në vendin e dytë, ndërsa Schalke shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e parafundit.

Bundesliga - java 24:

15:00

Bayern Munich 5-3 Augsburg

Eintracht Frankfurt 1-1 Stuttgart

Hertha Berlin 1-1 Mainz

RB Leipzig 3-0 B. Gladbach

18:30 Schalke 2-2 Dortmund

Renditja:

Ora 20:51
VIDEO/ Paqe me 4 gola në derbi, Schalke dhe Dortmund 'asist' Bayern-it

Schalke dhe Dortmund barazuan 2-2 për javën e 24-t në Bundesligë. Derbi i zhvilluar në "Veltins Arena" ka qenë i luftuar dhe me katër gola, me Bayern Munich që del i buzëqeshur nga kjo përballje. Ndeshja u zhbllokua nga Schlotterbeck për miqtë në minutën e 38-të. Në të 50-tën Bulter barazoi 1-1, ndërsa Guerreiro riktheu në epërsi Dortmundin në të 60 minutë. Ishte Karaman që në minutën e 79 barazoi për 2-2. Nga kjo ndeshje Bayern Munich del i fituar, me bavarezët që mbajnë kreun të vetëm me 52 pikë pas fitores së sotme. Dortmund me 50 pikë është në vendin e dytë, ndërsa Schalke shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e parafundit.

Ora 17:48
VIDEO/ 8 gola në Bavari, Bayern Munich fiton mes spektaklit! Dopietë nga një shqiptar

Në "Allianz Arena" Bayern Munich fitoi 5-3 me Augsburgun, për javën e 24-t në Bundesligë. Bavarezët e Nagelsmann e gjetën veten në disavantazhin e një goli që në minutën e tretë. Shqiptari Mërgim Berisha tundi rrjetën e Sommer, teksa më pas nisi "festivali" i golave. Cancelo në të 15, Pavard në minutën e 19 dhe 35 dhe Sane në të 45 e dërguan rezultatin në pjesën e parë 4-1. Edhe 45 minutat e dyta ishin me gola, teksa sërish Mërgim Berisha shkurtoi shifrat për miqtë. Davies shënoi për Bayern (74'), ndërsa në fundin e ndeshjes Cordona (90+3) mbylli duelin në 5-3.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?