Betis 2-2 Barcelona

Sport

GOLAT/ Barcelona lë pikë kundër Betis, Real Madrid fiton 0-3 në Katalonjë dhe i afrohet ekipit të Flick

7 Dhjetor 2024, 18:53| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 22:59

  • Share

Futbolli elitar spanjoll, La Liga është në raundin e 16-të. E shtuna rezervoi surpriza për Barcelonën, që u barazua 2-2 në Sevilla nga Betis. Real Madrid fitoi 0-3 në mbrëmje kundër Gironas në udhëtim.

Në "Benito Villamarin" Betis dhe Barcelona barazuan 2-2 në një ndeshje dramatike dhe me emocione deri në sekondat e fundit. Katalanasit kaluan në epërsi me të zakonshmin Lewandowski në minutën e 39-të, ndërsa Lo Celso barazoi me penallti në pjesën e dytë. Ferran Torres kaloi ekipin mik sërish në avantazh tetë minuta nga fundit, ndërsa Diao barazoi në shtesën e katërt. Veç pikëve të lënë, Barcelona pa edhe kartonin e kuq për trajnerin Hansi Flick në minutën e 66-të. Paçka formës jo të mirë në javët e fundit, Barça me 38 pikë qëndron në krye të La Ligas.

Në stadiumin "Municipal de Montillive", Real Madridi mposhti pastër 0-3 vendasit e Gironas. Minuta e 36 solli golin e parë nga Jude Bellingham, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Arda Guler dhe më pas Kylian Mbappe, pas pasimit final nga Luka Modric. Reali arkivon kështu tri pikë të vyera dhe përfiton nga ndalesa e Barçës (38 pikë), duke e pasur vetëm dy pikë larg në renditje, me madrilenët (36 pikë) që kanë një ndeshje më pak dhe mund të jenë në krye të kampionatit. Lajm i keq për Ancelottin dëmtimi i Bellingham, i cili në minutën e 61 u zëvendësua nga Ceballos.

La Liga, raundi 16-të:

E shtunë, 07 dhjetor 2024

14:00 Las Palmas 2-1 Valladolid

16:15 Betis 2-2 Barcelona

18:30 Valencia 0-1 Rayo Vallecano

21:00 Girona 0-3 Real Madrid

Renditja:

Ora 22:53
Real Madrid s'gabon në Katalonjë, mposht 0-3 Gironan dhe i afrohet Barcelonës


Në stadiumin "Municipal de Montillive", Real Madridi mposhti pastër 0-3 vendasit e Gironas. Minuta e 36 solli golin e parë nga Jude Bellingham, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Arda Guler dhe më pas Kylian Mbappe, pas pasimit final nga Luka Modric. Reali arkivon kështu tri pikë të vyera dhe përfiton nga ndalesa e Barçës (38 pikë), duke e pasur vetëm dy pikë larg në renditje, me madrilenët (36 pikë) që kanë një ndeshje më pak dhe mund të jenë në krye të kampionatit. Lajm i keq për Ancelottin dëmtimi i Bellingham, i cili në minutën e 61 u zëvendësua nga Ceballos.

Ora 18:55
VIDEO/ Barcelona e bën dramë, Betis e barazon 2-2 në minutën e 94-t


Në "Benito Villamarin" Betis dhe Barcelona barazuan 2-2 në një ndeshje dramatike dhe me emocione deri në sekondat e fundit. Katalanasit kaluan në epërsi me të zakonshmin Lewandowski në minutën e 39-të, ndërsa Lo Celso barazoi me penallti në pjesën e dytë. Ferran Torres kaloi ekipin mik sërish në avantazh tetë minuta nga fundit, ndërsa Diao barazoi në shtesën e katërt. Veç pikëve të lënë, Barcelona pa edhe kartonin e kuq për trajnerin Hansi Flick në minutën e 66-të. Paçka formës jo të mirë në javët e fundit, Barça me 38 pikë qëndron në krye të La Ligas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?