Futbolli elitar në Spanjë, La Liga mbylli të hënën raundin e 32-të. Në Katalonjë vendasit e Gironas u mposhtën 1-3 nga Betis. Skuadra andaluze siguron tri pikë me peshë në garën për një vend në Champions League sezonin e ri.
Ishte Betis që shënoi tre gola në pjesën e parë. Konkretisht Cardoso në minutën e gjashtë, Antony në të 39 dhe Isco në të 42 minutë ishin autorët e golave. Girona shkurtoi me Stuani vetëm pesë minuta nga fundi i sfidës, por që shërbeu sa për statistika.
Me 51 pikë Betis ndodhet në pozitën e gjashtë, duke qenë vetëm një pikë pas Villarrealit që mban pozitën e Champions League. Nga ana tjetër Girona pëson humbjen e katërt radhazi dhe me 34 pikë rrezikon mbijetesën duke qenë tre pikë larg nga rrëzimi.
Komente
