Festa e Brighton

GOLAT/ Manchester United katër fitore radhazi, mposht 1-2 Luton! Brighton fiton 0-5 ndaj Sheffield

18 Shkurt, 19:04| Përditesimi: 18 Shkurt, 19:43

  • Share

Premier League në Angli zhvilloi këtë të dielë dy ndeshjet e javës së 25-të. Duke nisur nga ora 15:00, Sheffield United humbi 0-5 nga Brighton. Nga ana tjetër, Manchester United fitoi 1-2 kundër Luton në udhëtim.

Në "Bramall Lane", Sheffield United humbi 0-5 nga Brighton. Skuadra e Roberto De Zerbit luajti me "marshin e pestë" në fushë dhe nuk i diskutoi tri pikët, kjo edhe pasi vendasit mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Holgate pas vetëm 13 minutave lojë. Buonanotte, Uelbeck, Robinson (autogol) dhe Adingra (dopietë) shënuan për miqtë. Tanimë Brighton me 38 pikë qëndron në vendin e shtatë dhe ndodhet nëntë pikë larg zonës evropiane.

Në "Keniluorth Road", Manchester United fitoi 1-2 në udhëtim me Luton. Ndeshja e javës së 25-të në Premier League u vendos që në 14 minutat e para, me fillimin që ka qenë i vrullshëm. "Djajtë" e ten Hag shënuan pas vetëm 39 sekondave me Hojlund, teksa sërish i njëjti dyfishoi për 0-2 në të 7 minutë. Morris në të 14 minutë shënoi për Luton. Man. United me 44 pikë qëndron në vendin e gjashtë, teksa Luton me 20 pikë në vendin e 17-të.

Premier League, java 25:

E dielë:

Sheffield United 0-5 Brighton

Luton 1-2 Manchester United

Renditja:

Ora 19:37
VIDEO/ Katër fitore radhazi, Manchester United mposht 1-2 Lutonin


Në "Keniluorth Road", Manchester United fitoi 1-2 në udhëtim me Luton. Ndeshja e javës së 25-të në Premier League u vendos që në 14 minutat e para, me fillimin që ka qenë i vrullshëm. "Djajtë" e ten Hag shënuan pas vetëm 39 sekondave me Hojlund, teksa sërish i njëjti dyfishoi për 0-2 në të 7 minutë. Morris në të 14 minutë shënoi për Luton. Man. United me 44 pikë qëndron në vendin e gjashtë, teksa Luton me 20 pikë në vendin e 17-të.

Ora 19:06
VIDEO/ Brighton 'shuplakë' Sheffieldit, Europa më pranë për djemtë e De Zerbit

Në "Bramall Lane", Sheffield United humbi 0-5 nga Brighton. Skuadra e Roberto De Zerbit luajti me "marshin e pestë" në fushë dhe nuk i diskutoi tri pikët, kjo edhe pasi vendasit mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Holgate pas vetëm 13 minutave lojë. Buonanotte, Uelbeck, Robinson (autogol) dhe Adingra (dopietë) shënuan për miqtë. Tanimë Brighton me 38 pikë qëndron në vendin e shtatë dhe ndodhet nëntë pikë larg zonës evropiane.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?