Premier League në Angli është në javën e 11-të. Këtë të shtunë ra në sy humbja e katërt radhazi e Manchester Cityt, përmbysur 2-1 nga Brighton në Londër. Liverpool fitoi 2-0 kundër Aston Villas dhe shkëputet +5 në krye të renditjes duke lënë pas djemtë e Guardiolës.
Në "Anfield" Liverpooli fitoi 2-0 kundër Aston Villas dhe shkëputet me pesë pikë nga Man. City në krye të Premier League. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Nunez në minutën e 20-të, për t'u vulosur nga Salah në të 84 minutë. Nëntë fitore, 1 barazim dhe 1 humbje për Arne Slot me të kuqtë në kampionat.
Në "Amex Stadium" Brighton mposhti 2-1 me përmbysje Manchester Cityn. Skuadra e Pep Guardiolës kaloi e para në epërsi me golin e Haaland në minutën e 23, teksa u përmbys nga Joao Pedro dhe O'Riley në pjesën e dytë. Tottenham në Kupë, Bournemouth dhe Brighton në kampionat si edhe Sporting në Champions i kanë shkaktuar "Qytetarëve" katër humbje radhazi.
Premier League, raundi 11-të:
E shtunë, 9 nëntor 2024
Brentford 3-2 Bournemouth
Crystal Palace 0-2 Fulham
Uest Ham 0-0 Everton
Uolves 2-0 Southampton
Brighton 2-1 Manchester City
Liverpool 2-0 Aston Villa
Renditja:
Në "Amex Stadium" Brighton mposhti 2-1 me përmbysje Manchester Cityn. Skuadra e Pep Guardiolës kaloi e para në epërsi me golin e Haaland në minutën e 23, teksa u përmbys nga Joao Pedro dhe O'Riley në pjesën e dytë. Tottenham në Kupë, Bournemouth dhe Brighton në kampionat si edhe Sporting në Champions i kanë shkaktuar "Qytetarëve" katër humbje radhazi. Kjo është hera e parë në karrierën e Pep Guardiolës si trajner që ai ka humbur 4 ndeshje radhazi.