Goli i Pellegrinit te Roma

Sport

GOLAT/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, Hysaj në stol! Cagliari përmbys 1-2 Monzën në Serie A

5 Janar, 16:04| Përditesimi: 5 Janar, 22:48

  • Share

Elita e futbollit italian, Serie A zhvilloi katër duele këtë të diel. Gjithçka nisi në 12:30 me suksesin e Cagliarit në fushën e Monzës, ndërsa kulmoi në orën 20:45 në "Olimpico", me derbin e kryeqytetit që pa fitues Romën kundër Lazios (2-0).

Në "Olimpico" derbi foli për Romën, me ekipin e Ranierit që fitoi 2-0 kundër Lazios. Pragndeshja u karakterizua nga kontrolle të shumta, aty ku policia sekuestroi dhjetra armë të ftohta duke shmangur kështu një përleshje të dhunshme mes ultrasve të dy ekipeve.

Në fushë dhe tribuna situata ishte e nxehtë, me lojën që u zhbllokua pas vetëm dhjetë minutave. Lorenzo Pellegrini zhbllokoi shifrat, para se Saelemaekers të shënonte golin e dytë brenda pjesës së parë. Te Lazio në stol qëndroi Elseid Hysaj, i cili ishte i gatshëm pas shumë muajve jashtë. Fundi ishte brenda "traditës", aty ku futbollistët u përleshën mes tyre. Arbitri Paireto nxori dy kartona të kuq, Castellanos te Lazio dhe një anëtar të stafit të Romës.

Në "Brianteo" Monza nuk mundi të merrte pikë në shtëpi dhe u përmbys 1-2 nga Cagliari. Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë me golin e Caprari nga pika e bardhë e penalltisë. Brenda pjesës së parë sardët vendosën ekuilibrat me Zortea, para se Piccoli në minutën e 56-të të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për miqtë. Në këtë duel Monza luajti për më shumë se 27 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të D'Ambrosio. Ndërkohë për miqtë portieri i Kombëtares, Alen Sherri qëndroi në stol te Cagliari.

Serie A, raundi 19-të:

E shtunë, 04 janar 2025

Venezia 1-1 Empoli

Fiorentina 0-3 Napoli

Verona 0-0 Udinese

E diel, 05 janar 2025

12:30 Monza 1-2 Cagliari

15:00 Leçe 0-0 Genoa

18:00 Torino 0-0 Parma

20:45 Roma 2-0 Lazio

Renditja:

Ora 22:40
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'

Në "Olimpico" derbi foli për Romën, me ekipin e Ranierit që fitoi 2-0 kundër Lazios. Pragndeshja u karakterizua nga kontrolle të shumta, aty ku policia sekuestroi dhjetra armë të ftohta duke shmangur kështu një përleshje të dhunshme mes ultrasve të dy ekipeve.

Në fushë dhe tribuna situata ishte e nxehtë, me lojën që u zhbllokua pas vetëm dhjetë minutave. Lorenzo Pellegrini zhbllokoi shifrat, para se Saelemaekers të shënonte golin e dytë brenda pjesës së parë. Te Lazio në stol qëndroi Elseid Hysaj, i cili ishte i gatshëm pas shumë muajve jashtë. Fundi ishte brenda "traditës", aty ku futbollistët u përleshën mes tyre. Arbitri Paireto nxori dy kartona të kuq, Castellanos te Lazio dhe një anëtar të stafit të Romës.

Me këtë sukses Roma ngjitet në kuotën e 23 pikëve për vendin e dhjetë, ndërsa Lazio me 35 pikë mbetet në pozitën e katërt.

Përleshja në fundin e ndeshjes
Ora 16:15
VIDEO/ Alen Sherri në stol, Cagliari përmbys 1-2 Monzën dhe e 'zhyt' në fundin e renditjes


Në "Brianteo" Monza nuk mundi të merrte pikë në shtëpi dhe u përmbys 1-2 nga Cagliari. Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë me golin e Caprari nga pika e bardhë e penalltisë. Brenda pjesës së parë sardët vendosën ekuilibrat me Zortea, para se Piccoli në minutën e 56-të të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për miqtë. Në këtë duel Monza luajti për më shumë se 27 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të D'Ambrosio. Ndërkohë për miqtë portieri i Kombëtares, Alen Sherri qëndroi në stol te Cagliari.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?