Chelsea 4-1 Milan, Luka Modric debuton për italianët

Sport

GOLAT/ Chelsea bën kampionin e botës, mposht 4-1 Milanin! Debuton Luka Modric

11 Gusht, 10:09| Përditesimi: 11 Gusht, 10:19

  • Share

LONDËR - Në prag të nisjes së sezoneve të reja në kampionatet elitare, klubet po zhvillojnë përgatitjet e fundit. Në "Stamford Bridge", Chelsea që është fitues i Kupës së Botës për Klube, mposhti Milanin 4-1 në një miqësore luksi.

Kuqezinjtë e Allegrit nuk ishin të plotë në organikë, pasi vetëm 24 orë më parë kishin zhvilluar një tjetër test miqësor, barazuar 1-1 kundër Leeds United. Sfida nisi 'malore' për italianët, që panë sesi i riu Coubis shënoi në portën e vet pas pesë minutave lojë. Më pas Joao Pedro shënoi golin e dytë për Chelsea. Për t'i vendosur 'kapakun' një dite të tmerrshme, Coubis u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë Delap shënoi golin e tretë për Chelsea (penallti), para se Youssouf Fofana të shkurtonte për 3-1 në minutën e 70-të. Në minutën e fundit sërish Delap shënoi golin e katërt për Chelsea.

Në këtë takim për Milanin një pjesë loje luajti edhe Luka Modric, veterani dhe shpresa e madhe e tifozëve kuqezinj. Në stol qëndroi Ardon Jashari.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?