Elita e futbollit në Angli, Premier League mbylli ndeshjet e raundit të 24-t. Në "Stamford Bridge" vendasit e Chelsea fituan 2-1 me përmbysje kundër West Ham dhe kësisoj marrin vendin e katërt në klasifikim, duke lënë momentalisht jashtë Champions League ekipin e Manchester Cityt.
Pjesa e parë foli për "Çekanët", të cilët e mbyllën në epërsi me golin e Bowen në minutën e 42-të. Të besuarit e Marescas dolën në fushë me tjetër besim në fraksionin e dytë dhe goli i barazimit u shënua nga Neto në të 64 minutë.
Minuta e 74-t ishte deçizive për Chelsea, me Uan Bissaka që shënoi në portën e tij dhe i dha tri pikë Bluve të Londrës. Ky sukses i ngjit Blutë në kuotën e 43 pikëve për vendin e katërt, ndërsa West Ham me 27 pikë mbetet në pozitën e 15-të.