Wolves 1-2 Fulham

Sport

GOLAT/ Chelsea poker kundër 'Shenjtorëve', Brighton kap Bournemouth! Tri pikë edhe për Palace e Fulham në Premier League

26 Shkurt, 09:31| Përditesimi: 26 Shkurt, 09:36

  • Share

Premier League e futbollit në Angli zhvilloi katër ndeshje të martën e 25 shkurtit, të vlefshme për raundin e 27-të. Te fitorja dolën Chelsea, Brighton, Crystal Palace dhe Fulham.

Në "Stamford Bridge" Chelsea vendas fitoi 4-0 kundër Southampton dhe pas dy humbjeve radhazi në kampionat, rikthehet te suksesi bindës, paçka se përballë kishte një kundërshtar jo në nivelin e tyre. Blutë shënuan tre herë brenda pjesës së parë me Nkunku në minutën e 24-t, Neto në të 36 minutë dhe Colwill në fundin e pjesës së parë. Duhej Cucurella në minutën e 78-të që të "vuloste" ndeshjen. Me 46 pikë Chelsea mban vendin e katërt në tabelë.

Te suksesi doli edhe Fulham, që mposhti 1-2 Wolvesin në udhëtim. Tri pikë edhe për Crystal Palace që në shtëpi mposhti 4-1 Aston Villan. Ndërkohë Brighton siguroi tri pikë me vlerë duke mposhtur 2-1 surprizën Bournemouth për ta barazuar me pikë.

Këtë të mërkurë luhen pesë ndeshjet e radhës në Premier League, ku spikat Man. United - Ipswich, Nottingham - Arsenal, Tottenham - Manchester City dhe Liverpool - Newcastle.

Renditja:

Ora 09:34
VIDEO/ Chelsea rikthehet të fitojë, mposht 4-0 Southamptonin në PL


Në "Stamford Bridge" Chelsea vendas fitoi 4-0 kundër Southampton dhe pas dy humbjeve radhazi në kampionat, rikthehet te suksesi bindës, paçka se përballë kishte një kundërshtar jo në nivelin e tyre. Blutë shënuan tre herë brenda pjesës së parë me Nkunku në minutën e 24-t, Neto në të 36 minutë dhe Colwill në fundin e pjesës së parë. Duhej Cucurella në minutën e 78-të që të "vuloste" ndeshjen. Me 46 pikë Chelsea mban vendin e katërt në tabelë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?