Chelsea 2-0 Los Angeles FC

Sport

GOLAT/ Chelsea s'e llogarit Los Angeles FC, e mposht 2-0! Benfica dhe Boca katër gola dhe dy kartona të kuq

17 Qershor, 10:58| Përditesimi: 17 Qershor, 11:00

  • Share

Chelsea ka debutuar me fitore në Grupin D të Kupës së Botës për Klube, duke triumfuar me rezultatin 2-0 kundër Los Angeles FC.

Skuadra londineze dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar rrezik që në minutat e para. Në minutën e 18-të, Noni Madueke iu afrua golit të parë, por portieri francez Hugo Lloris reagoi mrekullisht për të mbrojtur portën e amerikanëve. Goli i avantazhit për “Blutë” erdhi në minutën e 34-të, kur Pedro Neto realizoi një aksion individual fantastik, duke kaluar mbrojtësin kundërshtar dhe dërguar topin në rrjetë për 1-0.

Los Angeles FC pati rastin e parë serioz në pjesën e dytë në minutën e 57-të, kur Denis Bouanga rrezikoi me një goditje të fuqishme, por Robert Sanchez ishte në lartësinë e duhur për të ndalur topin.

Fitorja e Chelseat u vulos në minutën e 78-të nga Enzo Fernandez, i cili finalizoi saktë një aksion të shpejtë pas asistimit të Liam Delap, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Me këtë fitore, Chelsea merr tri pikët e para në grup dhe pozicionohet si favorit për kualifikim. Ndeshjen e radhës në fazën e grupeve, londinezët do ta zhvillojnë ndaj kampionëve të Amerikës së Jugut, Flamengo, përpara se të përballen me klubin tunizian Esperance në përmbyllje të fazës së grupeve.

Ndërkohë këtë mëngjes me orën shqiptare Boca Juniors dhe Benfica barazuan 2-2 në një përballje që në fund u mbyll me tre kartona të kuq. Brazilianët e Flamengos mposhtën 2-0 tunizianët e Esperance.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?