Festa e Leganes

Sport

GOLAT/ Çudira në La Liga, Atl. Madrid mposhtet pas 15 ndeshjeve! Barcelona 1-1 ndaj Getafes

18 Janar, 19:33| Përditesimi: 18 Janar, 23:05

  • Share

La Liga në Spanjë është në raundin e 20-të. Kjo e shtunë nisi me surpriza, aty ku kryesuesit e Atletico Madrid u mposhtën 1-0 nga Leganes në derbin e vogël të qytetit. Te tri pikët doli edhe Sevilla, ndërsa në 21:00 Getafe dhe Barcelona barazuan 1-1.

Në "de Butarque" vendasit e Leganes fituan 1-0 kundër Atletico Madrid. Pas 15 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet, "Los Colchoneros" panë një disfatë të hidhur në momentin kur nuk e prisnin. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Nastasic në minutën e 49-të. Vlen të përmendet se Griezmann gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90-të për miqtë. Kështu, Atl. Madrid vijon të kryesojë me 44 pikë, një pikë më shumë se Real Madrid.

Në "Coliseum" Getafe ia doli të ndalte 1-1 Barcelonën. Pasi fitoi Superkupën e Spanjës 2-5 kundër Real Madrid, katalanasit edhe njëherë kanë treguar se kanë 'makth' skuadrat e vogla. Ishte Kounde që shënoi për Barçën pas nëntë minutave loje, para se Arambarri të vendoste ekuilibrat brenda pjesës së parë. Barcelona nuk përfiton dot nga humbja e Atl. Madrid dhe me 39 pikë mbetet në pozitën e tretë. Nga ana tjetër Getafe me 20 pikë ndodhet në vendin e 16-të.

La Liga, raundi 20-të:

E shtunë, 18 janar 2025

Girona 1-2 Sevilla

Leganes 1-0 Atletico Madrid

18:30 Betis 1-3 Alaves

21:00 Getafe 1-1 Barcelona

Renditja:

Ora 23:01
Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1


Në "Coliseum" Getafe ia doli të ndalte 1-1 Barcelonën. Pasi fitoi Superkupën e Spanjës 2-5 kundër Real Madrid, katalanasit edhe njëherë kanë treguar se kanë 'makth' skuadrat e vogla. Ishte Kounde që shënoi për Barçën pas nëntë minutave loje, para se Arambarri të vendoste ekuilibrat brenda pjesës së parë. Barcelona nuk përfiton dot nga humbja e Atl. Madrid dhe me 39 pikë mbetet në pozitën e tretë. Nga ana tjetër Getafe me 20 pikë ndodhet në vendin e 16-të.

Ora 19:46
VIDEO/ Griezmann gabon penallti në limite, Atl. Madrid humbet në derbi dhe i jep 'asist' Barçës e Realit


Në "de Butarque" vendasit e Leganes fituan 1-0 kundër Atletico Madrid. Pas 15 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet, "Los Colchoneros" panë një disfatë të hidhur në momentin kur nuk e prisnin. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Nastasic në minutën e 49-të. Vlen të përmendet se Griezmann gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90-të për miqtë. Kështu, Atl. Madrid vijon të kryesojë me 44 pikë, një pikë më shumë se Real Madrid.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?