MGladbach 1-0 Leipzig

Sport

GOLAT/ Dështojnë Leipzig dhe Wolfsburg, Bayern Munich fiton dhe kryeson Bundesligën

29 Mars, 17:50| Përditesimi: 29 Mars, 18:52

  • Share

Futbolli elitar në Gjermani, Bundesliga zhvilloi të shtunën e 29 marsit pesë nga ndeshjet e javës së 27-të. Triumf për Bayern Munich, Monchengladbach, Werder Bremen dhe Heidenheim.

Në "Allianz Arena" Bayern Munich u rikthye te fitorja pas një humbjeje dhe një barazimi, duke mposhtur 3-2 St. Paulin. Golin e epërsisë për bavarezët e gjeti Harry Kane në minutën e 17-të, ndërsa barazimi erdhi pas vetëm dhjetë minutave nga Saad. Në fraksionin e dytë vendasit shënuan dy herë me Leroy Sane në minutat 53 dhe 71, para se Ritzka në fund të shënonte golin e dytë që për miqtë shërbeu sa për statistika.

Tri pikë shkuan edhe për Monchengladbach, që falë golit të Plea mposhti 1-0 Leipzigun. Bremen me Ducksch, Agur dhe Grull fitoi 0-3 në Kiel kundër Holstein. Surprizë në Wolfsburg, me Heidenheim që fitoi 0-1 me golin e Pieringer.

Pas javës së 27-të, Bayern Munich me 65 pikë prin renditjen, ndjekur nga Leverkusen me gjashtë pikë më pak. Në fund Heidenheim, Bochum dhe Holstein.

Bundesliga, raundi 27-të:

E shtunë, 29 mars 2025 - 15:30

Monchengladbach 1-0 RB Leipzig

Bayern Munich 3-2 St. Pauli

Hoffenheim 1-1 Augsburg

Holstein Kiel 0-3 Werder Bremen

Wolfsburg 0-1 Heidenheim

Renditja:

Ora 17:52
VIDEO/ Bayern Munich rikthehet të fitojë, mposht 3-2 St. Paulin dhe shkon +6 nga Leverkuseni


Në "Allianz Arena" Bayern Munich u rikthye te fitorja pas një humbjeje dhe një barazimi, duke mposhtur 3-2 St. Paulin. Golin e epërsisë për bavarezët e gjeti Harry Kane në minutën e 17-të, ndërsa barazimi erdhi pas vetëm dhjetë minutave nga Saad. Në fraksionin e dytë vendasit shënuan dy herë me Leroy Sane në minutat 53 dhe 71, para se Ritzka në fund të shënonte golin e dytë që për miqtë shërbeu sa për statistika.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?