Festa e Flamengos

Sport

GOLAT/ Disfatë e hidhur për Chelsean, Flamengo e përmbys 3-1 në Botërorin e Klubeve dhe merr një biletë për në 1/8

21 Qershor, 09:11| Përditesimi: 21 Qershor, 09:14

  • Share

Philadelphia (SHBA) - Chelsea ka pësuar një humbje të hidhur në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube, duke u mundur me rezultatin 3-1 nga Flamengo, në një sfidë ku skuadra londineze e nisi mirë, por 'u shemb' në pjesën e dytë. Me këtë sukses të brazilianëve dhe fitoren 0-1 të Esperance kundër Los Angeles, Flamengo kalon në 1/8 e Kupës së Botës për Klube.

NDESHJA - Blutë e Chelsea kaluan në epërsi që në minutën e 13-të, kur Pedro Neto shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen braziliane dhe realizoi për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte një makth për skuadrën angleze. Bruno Henrique barazoi në minutën e 53-të pas një kombinimi me Platas, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, ishte Danilo që përmbysi gjithçka për Flamengon, këtë herë me Bruno Henrique në rolin e asistuesit.

Katastrofa për Chelsean u plotësua me kartonin e kuq të Nicolas Jackson në minutën e 68-të, vetëm katër minuta pasi u fut në lojë, për një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit.

Me një lojtar më shumë në fushë, Flamengo dominoi totalisht dhe gjeti edhe golin e tretë me anë të Wallace Yan në minutën e 83-të, duke vulosur fitoren e dytë radhazi në grup.

Pas kësaj ndeshjeje, Flamengo ngjitet në vendin e parë të Grupit D me 6 pikë, Chelsea ka 3, ndërsa Esperance Tunis 3 dhe Los Angeles FC mbeten me 0 pikë.

Chelsea do të kërkojë reagimin në sfidën e radhës ndaj Esperance Tunis, e cila do të zhvillohet pas pesë ditësh. Ndërkohë Flamengo kalon në 1/8 dhe ndeshja e radhës me Los Angeles FC duket si miqësore.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?