Wolfsburg - Dortmund

GOLAT/ Dortmund eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, kalojnë më tej Leipzig dhe Leverkusen

30 Tetor, 11:23| Përditesimi: 30 Tetor, 11:26

  • Share

Kupa e Gjermanisë zhvilloi ndeshjet e radhës për turin e 1/16 të cilat prodhuan surpriza.

Në sfidat e së martës ra në sy humbja 1-0 e Dortmundit në fushën e Uolsfburgut, çka solli edhe eliminimin e verdhezinjve nga ky turne. Sfida u luajt 120 minuta dhe vendosi goli i Uind që vendasit "të fluturonin" për në turin e radhës.

Në "BayArena", Bayer Leverkusen fitoi 3-0 kundër Elversberg me golat e Schick (2x) dhe Garcia për të vijuar më tej.

Një biletë për më tej edhe Leipzig që mposhti 4-2 St. Pauli. Poulsen me dopietë, Baumhartner dhe Nusa shënuan për vendasit. Ndërkohë që më tej kanë kaluar edhe Augsburg që mposhti 3-0 Schalken, Karlstruhe, Koln, Regensburg dhe Stuttgart.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?