Bologna 3-3 Juventus

GOLAT/ Dramatike në Serie A, Juventusi shënon tre herë në fund dhe barazon 3-3 Bolognan! Verona fiton dhe zyrtarizon mbijetesën

21 Maj, 09:59| Përditesimi: 21 Maj, 11:03

  • Share

Serie A e futbollit zhvilloi mbrëmjen e së hënës dy nga ndeshjet e mbetura për raundin e 37-të dhe të parafundit për sezonin 2023-24. Në 'Dall'Ara' vendasit e Bolognas barazuan 3-3 me Juventusin në një duel dramatik, ndërsa Verona fitoi 1-2 me Salernitanën duke siguruar mbijetesën.

Në "Renato Dall'Ara" Bologna surprizoi Juven, paçka se në fund skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 3-3. Vendasit shënuan me Calafiorin në minutën e 2-të dhe Castron në të 11 minutë. Sërish Calafiori në pjesën e dytë shënoi për 3-0, teksa kur u duk se Bologna i kishte tri pikët e sigurta "Zonja e Vjetër" u "zgjua". Chiesa në minutën e 76-të, Milik në të 83 dhe Yildiz në minutën e 84 barazuan gjithçka. Kështu Paolo Montero debuton me pikë në stolin e Juves.

Në kuotën e 68 pikëve, dy skuadrat ndajnë vendet tre dhe katërt, me Bolognan që lë pas vetes bardhezinjtë, ndërsa dy klubet kanë siguruar një vend në Champions League sezonin e ri.

Renditja

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?