LONDËR - Brentford dhe Chelsea barazuan 2-2 për raundin e katërt në Premier League. Sfida ishte emocionuese dhe u desh shtesa që dy skuadrat të ndanin nga një pikë, me vendasit që gëzuan në fund.
Sfida nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos gabuar, ndërsa ishte Brentford që kaloi në epërsi pas 35 minutave lojë. Jordan Henderson asistoi për Kevin Schade dhe ky i fundit gjeti golin për festën e Brentford. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, ndërsa në minutën e 61-të Chelsea barazoi me Cole Palmer, pas pasimit final të Joao Pedro.
Pesë minuta nga fundi Chelsea përmbysi përkohësisht duelin me Moises Caicedo. Kur u duk se ekipi i Marescas do dilte me tri pikë në udhëtim, Fabio Carvalho barazoi në minutën e tretë shtesë.
Me tetë pikë Chelsea ngjitet në pozitën e pestë, ndërsa Brentford me katër pikë mban pozitën e 12-të.
Komente
