Golat e parë, loja me 100 km/h dhe falenderimet për tifozët! Protagonistët e Kombëtares flasin për fitoren me Moldavinë

18 Qershor 2023, 10:32| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 13:29

  • Share

Fitorja 2-0 kundër Moldavisë, e para për Shqipërinë në kualifikueset e këtij Europiani, erdhi falë golave të dy futbollistëve të cilët për herë të parë gjetën rrugën e rrjetës me fanellën kuqezi.

“Të gjithë dhanë maksimumin dhe me rëndësi është fitorja se morrëm 3 pikët. Janë tifozët më të mirë në botë sepse sot e treguan. Me mbështetjen e tyre arritëm të marrim një fitore të vështirë. Uroj ti bëjmë krenar të gjithë në botë,”-tha Jasir Asani, futbollist i kombëtares.

“Jam shumë i kënaqur për tre pikët, por edhe golin e parë e parë me kombëtaren. Kemi një rrugë të gjatë dhe pas 3 ditësh do jetë ndeshja me Ishujt Faroe, kështu që duhet të jemi gati të gjithë,”-deklaroi Nedim Bajrami, futbollist i kombëtares.

Trajneri Sylvinho ishte shumë i lumtur me lojën, ndërsa tha se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet objektivi për të shkuar në Europian.

“Futbollistët luajtën me 100 kilometra në orë, me zemër dhe shpirt. Pikësrisht ajo që kemi punuar këto muaj. Më pëlqeu shumë edhe stadiumi që ishte mbushur plot e për plot. Më dha një kënaqësi të madhe,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.

Edhe pse Moldavia nuk ishte kundërshtar klasi tifozët e tejmbushën stadiumin. Një fakt që ka ngrohur shumë futbollistët, të cilët nuk lanë pa falenderuar tifozët që ishin në ‘Air Albania’.

“Shumë i lumtur sepse ishte një fitore me shumë vlera. Ne jemi një grup i mirë dhe jemi duke u rritur. Uroj që të vazhdojmë kështu sepse nap resin ndeshje shumë të forta. Shumë rrespekte për të gjithë tifozët sepse edhe në një kohë jo shumë të mirë ato erdhën dhe e mbështetën kombëtaren. Vetëm kështu, të gjithë së bashku, mund t’ia dalim,”-tha Sokol Cikalleshi, futbollist i kombëtares.

“Pas shumë kohësh ku pata edhe shumë lëndime jam shumë i lumtur që jam rikthyer sepse kam parë shumë entuziasëm në kombëtare,”-deklaroi Berat Gjimshiti, futbollist i kombëtares.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë, por gjëja kryesore ishin 3 pikët. Vlen dyfish sepse fituam para tifozëve tanë dhe jemi shumë të lumtur,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares

Kjo ishte përballja e 6 në histori e Shqipërisë kundër Moldavisë, ndër të cilat 5 janë fitore dhe 1 barazim.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?