Sport

Golat e parë për 2023, ‘dopieta’ e shqiptarit Vrioni i jep fitoren New England në SHBA (VIDEO)

19 Shkurt 2023, 14:44| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 14:52

  • Share

Xhakomo Vrioni ka gjetur golat e parë për 2023. Sulmuesi i kombëtares i cili aktivizohet në SHBA me New England realizoi dy gola në miqësore kundër Oralndo City edhe pse hyri si zëvendësues.

Vrioni u aktivizua në pjesën e dytë të takimit, ndërsa realizoi në minutën e 71 dhe të 82, duke përmbysur 2-1 dhe njëkohësisht duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Xhakomo Vrioni për dy sezone ka qenë pjesë e Juventusit në Seria A, por pasi nuk gjeti hapësira kaloi në SHBA edhe pse në moshën 24-vjeçari. Vrioni ka qenë në 6 ndeshje pjesë edhe e kombëtares shqiptare.

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?