Fundi i ndeshjes Lituani-Kosovë

Golat e Zhegrovës dhe Krasniqit, Kosova thyen Lituaninë dhe merr 3 pikët! Fitorja e dytë rradhazi

12 Tetor, 16:57| Përditesimi: 12 Tetor, 17:00

  • Share

Kosova ka marrë një fitore të rëndësishme për fatet e saj në grupin e Ligës së Kombeve, duke mposhtur 1-2 Lituaninë. ‘dardanët’ realizuan nga një gol në secilën pjesë fillimisht me Zhegrovën dhe më pas Ermal Krasniqin. Edhe pse vendasit shkurtuan diferencën në minutën e 84, nuk mundën që ti jepnin një tjetër udhë kësaj sfide.

Kjo ishte fitorja e 2 radhazi për Kosovën në Ligën e Kombeve, pasi 1 muaj më parë mposhti Qipron. Falë këtij suksesi ‘dardanët’ janë ngjitur në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Rumania e vendit të parë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?