Festa e Bruno Fernandes

Sport

GOLAT/ Eliminohen Roma dhe Mourinho, Man. United i falet kapitenit! Çiftet çerekfinale të Europa League

14 Mars, 08:53| Përditesimi: 14 Mars, 08:57

  • Share

Të enjten e 13 marsit Europa League zhvilloi ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8-ave. Roma, Ajax dhe Fenerbahce janë jashtë kompeticionit, ndërsa nuk ka më dyshime për çiftet e fazës çerekfinale. Tottenham sfidohet nga Eintracht, Lazio kundër norvegjezëve të Bodo/Glimt, Rangers përballet me Bilbaon, ndërsa sfidë e fortë është ajo mes Lyon dhe Manchester United.

Në Bilbao, baskët e Athletic përmbysën 3-1 Romën duke nxjerrë italianët nga kompeticioni i Europa League. Ndeshja e parë kishte folur 2-1 për skuadrën e Ranierit, por spanjollët e kishin 'çelësin' e përmbysjes. Nico Williams shënoi dopietë për Bilbaon, teksa emrin te goleadorët e shënoi edhe Berchiche. Në minutën e fundit penalltia e Paredes nuk i vleu Romës, që me rezultatin e përgjithshëm 4-3 është jashtë nga Evropa. Bilbao gjen Rangers në turin e radhës.

Në "Old Trafford" Manchester United nuk u kursye dhe mposhti 4-1 Real Sociedadin. Tre gola në këtë sfidë për "Djajtë" i shënoi kapiteni Bruno Fernandes, ndërsa Dalot shënoi të katërtin. Paçka se Oyarzabal kaloi Sociedadin në epërsi pas dhjetë minutash, ishte United që gjeti forcë të kalonte më tej dhe do përballet me Lyon në çerekfinale.

Në "Olimpico" Lazio barazoi 1-1 kundër Plzen, por falë fitores së ndeshjes së parë kalon më tej dhe gjen Bodo/Glimt. Jashtë Europa League edhe Fenerbahce e Mourinhos, që paçka se e dërgoi ndeshjen me shtesë u eliminua nga Rangers i Nedim Bajramit. Mesfushori i Kombëtares luajti pas minutës së 68-të.

Europa League - Ndeshjet çerekfinale

Tottenham - Eintracht Frankfurt

Bodo/Glimt - Lazio

Rangers - Ath Bilbao

Lyon - Manchester United

*Ndeshjet e para luhen më 10 prill dhe të kthimit më 17 prill

Europa League, raundi 1/8 - Ndeshjet e kthimit - E enjte, 13 mars 2025

18:45

Athletic Bilbao 3-1 Roma (1-2)

Eintracht Frankfurt 4-1 Ajax (2-1)

Lazio 1-1 Plzen (2-1)

Olympiacos 2-1 Bodo/Glimt (0-3)

21:00

Lyon 4-0 FCSB (3-1)

Manchester United 4-1 Real Sociedad (1-1)

Rangers 0-2 Fenerbahce (3-1) *Rangers kalon pas penalltive

Tottenham 3-1 AZ Alkmaar (0-1)

*në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Ora 08:56
VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League


Në Bilbao, baskët e Athletic përmbysën 3-1 Romën duke nxjerrë italianët nga kompeticioni i Europa League. Ndeshja e parë kishte folur 2-1 për skuadrën e Ranierit, por spanjollët e kishin 'çelësin' e përmbysjes. Nico Williams shënoi dopietë për Bilbaon, teksa emrin te goleadorët e shënoi edhe Berchiche. Në minutën e fundit penalltia e Paredes nuk i vleu Romës, që me rezultatin e përgjithshëm 4-3 është jashtë nga Evropa. Bilbao gjen Rangers në turin e radhës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?