Kupa e Italisë ka zhvilluar ndeshjen e radhës për fazën e 1/8. Në ‘Olimpico’ të Romës skuadra e Lazios mposhti 3-1 Napolin dhe kalon në fazën çerekfinale, aty ku pret fituesin e çiftit Inter - Udinese, e projektuar për më 19 dhjetor.
Pas muajsh jashtë ekipit në Serie A, nga minuta e parë për Lazion e nisi Elseid Hysaj (nota 7.2 nga SofaScore). Mbrojtësi luajti në fashën e majtë të mbrojtjes, duke servirur edhe assist për sulmin, por që Zaccagni gaboi në finalizim.
Tijjani Noslin me një superperformancë shënoi për Lazion tre gola në minutat 32, 41 dhe 50-të, ndërkohë që Simeone barazoi përkohësisht për Napolin e Contes, që e shohin veten jashtë Kupës së Italisë edhe pse kryesojnë kampionatin.
Në fund kishte edhe një karton të verdhë për Hysaj, që zhvilloi një paraqitje të mirë dhe duket se te Lazio janë bërë pishman që nuk e kanë të gatshëm në Serie A, kjo të paktën deri në janar.