Vedat Muriqi pas golit të parë

Sport

GOLAT/ Espanyoli mposht 3-2 Mallorcan, Vedat Muriqi shënon dopietë dhe futet në formacionin e javës! Kumbulla luan 45 minuta

16 Shtator, 11:40| Përditesimi: 16 Shtator, 11:42

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë mbylli të hënën raundin e katërt. Në Barcelonë, vendasit e Espanyolit fituan 3-2 kundër Mallorcas. Për miqtë një pjesë loje luajti Marash Kumbulla, i cili vinte si ish në këtë duel, ndërsa Vedat Muriqi shënoi dy gola duke qenë mes më të mirëve në La Liga.

Ndeshja nisi mirë për Espanyolin, me vendasit që shënuan dy gola në harkun e 14 minutave lojë. Në minutën e 20-të Milla dhe Fernandez në të 34 minutë i dhanë epërsinë e dyfishtë katalanasve. Fundi i pjesës së parë ishte dramatik, me Vedat Muriqin që shkurtoi shifrat në 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë Milla te Espanyol la të tijtë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq.

Fraksioni i dytë ishte me raste dhe Vedat Muriqi me kokë barazoi shifrat për 2-2 në minutën e 65-të. Duhej penalltia e kthyer në gol nga Garcia në minutën e 81-të që vendasit të dilnin me tri pikë nga kjo sfidë.

Pas këtij dueli, 'Sofascore' e vlerësoi Muriqin me notën 8.5 dhe sulmuesi i Kosovës është pjesë e formacionit më të mirë të raundit të katërt në La Liga, krah emrave si Mbappe apo Lewandowski.

Formacioni i javës së katërt në La Liga: Sivera; Cubarsi, Catena, Foyth; Raphinha, Guler, Lopez, Gonzales; Muriqi, Mbappe, Lewandowski

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?