Estevao feston pas golit në debutimin me Chelsea

Sport

GOLAT/ Estevao debuton me gol, Chelsea fiton 2-0 kundër Leverkusen në miqësore

9 Gusht, 13:40| Përditesimi: 9 Gusht, 13:42

  • Share

LONDËR, Angli - Në prag të nisjes së sezonit të ri në kampionatet respektive, klubet elitare evropiane janë duke zhvilluar testet miqësore për t'i dhënë dorën e fundit përgatitjeve.

Në "Stamford Bridge", Chelsea fitoi 2-0 kundër Bayer Leverkusen. Gjermanët e Erik ten Hag kanë bërë shumë ndryshime këtë merakto, duke humbur emra si Xhaka, Tah, Wirtz apo Frimpong. Sfida nisi mirë për djemtë e Enzo Marescas që shënun me Estevao pas 18 minutave lojë. Një aksion i bukur u ndal nga shtylla e Palmer, me sferën e kthyer që u dërgua në rrjetë nga braziliani i sapoardhur në Londër. Gol në debutim dhe festë legjitime për Estevao.

Pjesa e mbetur e ndeshjes pa disa raste të pastra goli për të dyja skuadrat, por realizimi i qetësisë për vendasit do vinte në minutën e 90-të. Joao Pedro shënoi golin e dytë dhe arbitri fërshëlleu fundin e miqësores.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?