Salah i dëshpëruar dhe Bruno feston dopietën

GOLAT/ Everton mposht Liverpoolin pas 14 vitesh, Man. United fiton në shtëpi! Tri pikë për Palace dhe Bournemouth

25 Prill, 09:51| Përditesimi: 25 Prill, 16:50

  • Share

Premier League zhvilloi të mërkurën ndeshjet e prapambetura për raundin e 29-të. Everton mundi 2-0 Liverpoolin, me të kuqtë që lënë titullin në derbin e qytetit. Manchester United fitoi 4-2 kundër Sheffield dhe prek Evropën me vendin e gjashtë. Tri pikë edhe për Crystal Palace dhe Bournemouth.

Në "Goodison Park" Everton fitoi 2-0 kundër Liverpool. Me këtë humbje Liverpool duket se largohet nga gara për titullin kampion, duke pësuar disfatën e parë pas 14 vitesh në fushën e Everton. Branthuaite dhe Calvert-Leuin shënuan për Everton në secilën pjesë. Liverpool me 74 pikë mbetet në vendin e dytë, tre pikë pas Arsenalit kryesues. Man. City me 73 pikë ka dy ndeshje më pak.

Në "Old Trafford" Manchester United u imponua dhe fitoi 4-2 me përmbysje kundër Sheffield United. Bogle shënoi për miqtë në minutën e 35, para se Maguire të vendoste ekuilibrat në fundin e pjesës së parë. Sërish miqtë në fraksionin e dytë gjetën avantazhin me Diaz, para se Bruno Fernandes të shënonte dopietë dhe Hojlund të "vuloste" 4-2 rezultatin. Man. United merr vendin e gjashtë.

Premier League, raundi 29-të:

E mërkurë

Wolves 0-1 Bournemouth

Crystal Palace 2-0 Newcastle

Everton 2-0 Liverpool

Manchester United 4-2 Sheffield United

Renditja:

Ora 16:45
Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve


Pas humbjes me Everton, trajneri i Liverpool thotë se duhet një mrekulli që Arsenal dhe Man. City të gabojnë dhe të tijë të jenë në garë për titullin kampion.

Klopp është parë i zhgënjyer dhe u ka kërkuar falje tifozëve pas humbjes 2-0 me Evertonin.

“Jam shumë i zhgënjyer. Ne e lamë ndeshjen të rridhte në atë drejtim që donte Everton. Pësuam dy gola nga goditjet standarte, aty ata janë vërtet të fortë. Gjithsesi, ne krijuam shumë raste por nuk shënuam. Më pas në pjesën e dytë ishim emocionalë dhe me nxitim, jo mjaftueshëm të qartë.

Ne pësuam golin e dytë me një lehtësi të madhe. Një skemë që ata bëjnë gjatë gjithë sezonit. Ne e dinim se topi po shkonte atje, thjesht nuk e mbrojtëm mjaft mirë. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë.

U përpoqëm, por nuk ishte mjaftueshëm i mirë. Kur fiton ka 500 arsye, por kur humbet ka vetëm një, nuk ishim mjaftueshëm mirë. Unë i kërkoj falje kujtdo që është me ne, tifozëve. Është e vështirë për ne. Ne duhet të kishim bërë më mirë, por nuk e bëmë dhe kjo është arsyeja pse humbëm”, tha Klopp.

Ora 09:54
VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane

Në "Old Trafford" Manchester United u imponua dhe fitoi 4-2 me përmbysje kundër Sheffield United. Bogle shënoi për miqtë në minutën e 35, para se Maguire të vendoste ekuilibrat në fundin e pjesës së parë. Sërish miqtë në fraksionin e dytë gjetën avantazhin me Diaz, para se Bruno Fernandes të shënonte dopietë dhe Hojlund të "vuloste" 4-2 rezultatin. Man. United merr vendin e gjashtë.

Ora 09:53
VIDEO/ Everton fiton pas 14 vitesh në shtëpi kundër Liverpoolit, të kuqtë lënë titullin në 'Goodison'

Në "Goodison Park" Everton fitoi 2-0 kundër Liverpool. Me këtë humbje Liverpool duket se largohet nga gara për titullin kampion, duke pësuar disfatën e parë pas 14 vitesh në fushën e Everton. Branthuaite dhe Calvert-Leuin shënuan për Everton në secilën pjesë. Liverpool me 74 pikë mbetet në vendin e dytë, tre pikë pas Arsenalit kryesues. Man. City me 73 pikë ka dy ndeshje më pak.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?