Brown feston golin kundër Feyenoord

Sport

GOLAT/ Fenerbahce përmbys 5-2 Feyenoordin, Mourinho gjen Benficën për një biletë në grupet e Champions League (Rezultatet dhe play-off)

13 Gusht, 11:06| Përditesimi: 13 Gusht, 11:09

  • Share

STAMBOLL, Turqi - Fenerbahce fitoi 5-2 kundër Feyenoord në sfidën e kthimit për turin e tretë kualifikues të Champions League. Tanimë skuadra e Mourinhos gjen në play-off ekipin e Benficas.

Ekipi i Mourinhos kishte humbur 2-1 në Holandë dhe ndeshjen në stadiumin e vet e nisi "malore", pasi pësoi gol në minutën e 41-të nga Uatanabe. Turqit "u zgjuan" dhe përmbysën ndeshjen me Brwun dhe Duran brenda pjesës së parë, duke bërë që ekipi të futej në dhomat e zhveshjes me besim.

Fraksioni i dytë pa Fenerbahcen më agresive duke gjetur golin e tretë me Fred. Në minutën e 83-të En Nesyri shënoi golin e katërt për të besuarit e Mourinhos, para se i përhershmi Uatanabe të shënonte sërish për holandezët.

Në shtesën e pestë të ndeshjes ishte Talisca që "vulosi" ndeshjen 5-2 me golin e tij. Në këtë mënyrë Fenerbahce eliminon Feyenoordin dhe gjen Benficën në play-off, me ndeshjet që luhen më 20 dhe 27 gusht.

Champions League, ndeshjet e kthimit të raundit të tretë kualifikues:

Qarabag 5-1 Shkëndija

FC Copenhagen 5-0 Malmo

Fenerbahce 5-2 Feyenoord

Pafos 2-0 Dinamo Kyiv

Plzen 2-1 Rangers

Club Brugge 3-2 Salzburg

Ferencvaros 3-0 Ludogorets

Slovan Bratislava 1-1 Kairat Almaty

Benfica 2-0 Nice

Crvena zvezda 1-1 Lech Poznan

Ndeshjet e raundit play-off:

Ferencvaros - Qarabag

Crvena zvezda - Pafos

Bodo/Glimt - Sturm Graz

Celtic - Kairat Almaty

Basel - FC Copenhagen

Fenerbahce - Benfica

Rangers - Club Brugge

GOLAT/ Fenerbahce 5-2 Feyenoord

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?