Juventus 1-0 Inter, festa e bardhezinjve

Sport

GOLAT/ Juventusi fiton 1-0 derbin me Interin dhe i prish punë zikaltërve! Fiorentina dy humbje radhazi, Roma i falet Soule

16 Shkurt, 16:15| Përditesimi: 16 Shkurt, 22:53

  • Share

ITALI - Serie A e futbollit zhvilloi këtë të diel pesë nga ndeshjet e radhës për raundin e 25-të. Dueli më deçiziv ishte ai i mbrëmjes, me Juventusin që mposhti 1-0 Interin në Derbin e Italisë dhe e lë në vendin e dytë. Zikaltërit humbasin shansin për t'u afruar me kryesuesit e Napolit, duke mos përfituar nga barazimi i këtyre të fundit. Tri pikë për Romën, Udinesen dhe Comon.

Në Torino sfida më e rëndësishme e javës së 25-të në Serie A u "vesh" bardhezi. Juventusi mposhti 1-0 Interin në Derbin e Italisë dhe merr pozitën e katërt në renditje. Ndeshja ishte me dy fytyra, aty ku Interi u pa më superior në pjesën e parë, por "Zonja" reagoi në të dytën dhe ktheu gjithçka në favor. Duhej goli i Conceiçao (minuta 74) që Juventusi të merrte tri pikë dhe veç suksesit bëri që Interi të mbetet në pozitën e dytë në klasifikim, duke mos përfituar nga barazimi i Napolit.

Në "Artemio Franchi" të Firenzes vendasit e Fiorentinës morën humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe për këtë u kujdes Como e Fabregas që i mposhti 0-2. Vendasit e nisën mirë përballjen me disa raste, por Zaniolo me shokë nuk u treguan të saktë në finalizim. 'Nëse nuk shënon do pësosh' dhe kjo formulë e pashkruar në futboll u aplikua në minutën e 41-të, kur Diao kaloi miqtë në epërsi. Më pas në pjesën e dytë 'Vjollcët' u përpoqën të barazonin, por ishte supergoli i Nico Paz që shoi shpresat e tyre. Kështu pas tre humbjeve radhazi Como gjen suksesin dhe me 25 pikë ngjitet në vendin e 13-të.

Në "Friuli" vendasit e Udineses fituan 3-0 kundër Empolit, me miqtë që kanë një listë të gjatë futbollistësh në infermieri për shkak dëmtimesh, mes tyre edhe Ardian Ismajlin, kapitenin dhe shtyllën e mbrojtjes. "Festivalin" e golave e çeli Ekkelenkamp në minutën e 19-të, teksa i njëjti do shënonte golin e dytë të ndeshjes dhe dopietën personale në minutën e 65-të. Thauvin në minutën e fundit "vulosi" sfidën për 3-0 dhe riktheu bardhezinjtë te suksesi i plotë.

Në "Ennio Tardini" vendasit e Parmës u mposhtën 0-1 nga Roma. Vendimtare në këtë sfidë ishte minuta e 31 kur Leoni la vendasit me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq. Fill pas këtij faulli Soule shënoi me një goditje brilante nga jashtë zone, duke bërë që verdhekuqtë të siguronin suksesin e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Me 37 pikë Roma ngjitet në vendin e nëntë.

Serie A, raundi 25:

E diel, 16 shkurt 2025

12:30 Fiorentina 0-2 Como

15:00 Monza 0-0 Lecce

15:00 Udinese 3-0 Empoli

18:00 Parma 0-1 Roma

20:45 Juventus 1-0 Inter

Renditja:

Ora 22:38
VIDEO/ Derbi i Italisë është bardhezi, Juventusi mposht 1-0 Interin dhe e lë në vendin e dytë të Serie A

Në Torino sfida më e rëndësishme e javës së 25-të në Serie A u "vesh" bardhezi. Juventusi mposhti 1-0 Interin në Derbin e Italisë dhe merr pozitën e katërt në renditje. Ndeshja ishte me dy fytyra, aty ku Interi u pa më superior në pjesën e parë, por "Zonja" reagoi në të dytën dhe ktheu gjithçka në favor. Duhej goli i Conceiçao (minuta 74) që Juventusi të merrte tri pikë dhe veç suksesit bëri që Interi të mbetet në pozitën e dytë në klasifikim, duke mos përfituar nga barazimi i Napolit.

Ora 21:21
VIDEO/ 'Perlë' e Soule, Roma fiton 0-1 në Parma

Në "Ennio Tardini" vendasit e Parmës u mposhtën 0-1 nga Roma. Vendimtare në këtë sfidë ishte minuta e 31 kur Leoni la vendasit me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq. Fill pas këtij faulli Soule shënoi me një goditje brilante nga jashtë zone, duke bërë që verdhekuqtë të siguronin suksesin e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Me 37 pikë Roma ngjitet në vendin e nëntë.

 

Ora 17:53
VIDEO/ Ismajli mungon prej dëmtimit, Udinese fiton 3-0 kundër Empolit në 'Friuli'


Në "Friuli" vendasit e Udineses fituan 3-0 kundër Empolit, me miqtë që kanë një listë të gjatë futbollistësh në infermieri për shkak dëmtimesh, mes tyre edhe Ardian Ismajlin, kapitenin dhe shtyllën e mbrojtjes. "Festivalin" e golave e çeli Ekkelenkamp në minutën e 19-të, teksa i njëjti do shënonte golin e dytë të ndeshjes dhe dopietën personale në minutën e 65-të. Thauvin në minutën e fundit "vulosi" sfidën për 3-0 dhe riktheu bardhezinjtë te suksesi i plotë. Udinese me 33 pikë ngjitet në vendin e dhjetë, ndërsa Empoli mbetet në kuotën e 21 pikëve për vendin e 17-të.

Ora 16:17
VIDEO/ Fiorentina 'pa busull', Como e mposht 0-2 në Firenze


Në "Artemio Franchi" të Firenzes vendasit e Fiorentinës morën humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe për këtë u kujdes Como e Fabregas që i mposhti 0-2. Vendasit e nisën mirë përballjen me disa raste, por Zaniolo me shokë nuk u treguan të saktë në finalizim. 'Nëse nuk shënon do pësosh' dhe kjo formulë e pashkruar në futboll u aplikua në minutën e 41-të, kur Diao kaloi miqtë në epërsi. Më pas në pjesën e dytë 'Vjollcët' u përpoqën të barazonin, por ishte supergoli i Nico Paz që shoi shpresat e tyre. Kështu pas tre humbjeve radhazi Como gjen suksesin dhe me 25 pikë ngjitet në vendin e 13-të. Ndërkohë që Fiore me 42 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?