Philadelphia, SHBA - Manchester City e nisi me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke mundur Wydad Casablancën me rezultatin 2-0 në sfidën hapëse të Grupit G. Edhe pse nuk shkëlqyen në lojë, të besuarit e Pep Guardiolës ishin efikasë dhe u mjaftuan me dy gola në pjesën e parë për të siguruar tri pikët e para.
Phil Foden zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të, duke i dhënë avantazh të hershëm anglezëve. Jeremy Doku, një tjetër yll që po fiton gjithnjë e më shumë peshë në formacionin e Guardiolës, dyfishoi rezultatin në minutën e 42-të pas një përgjumje të mbrojtjes së marokenëve në një goditje nga këndi.
Megjithëse City nuk arriti të thellonte rezultatin në pjesën e dytë, ekipi mbajti kontrollin e ndeshjes edhe pse Wydad u përpoq të rrezikonte nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta. Skuadra afrikane tregoi momente dinamike, por pa arritur të konkretizojë.
Pas ndeshjeve të para në grup, Juventusi kryeson me tre pikë aq sa Man. City, por italianët kanë golavarazh më të mirë.
Komente
