GOLAT/ Franca 'pret biletën' dhe i rrezikon Europianin Holandës, Portugalia mposht sllovakët dhe kalon më tej! Fitojnë Belgjika dhe Greqia

14 Tetor 2023, 10:24| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 12:45

  • Share

Europiani 2024 është në fazën kualifikuese. Përballjet e fundit në fushë kanë nxjerrë edhe fituesit, me Francën që fitoi 1-2 me Holandën në Amsterdam, duke bërë që "Tulipanët" të rrezikojnë kalimin në fazën finale të "Gjermani 2024". Në Porto, Portugalia fitoi 3-2 kundër Sllovakisë, me Ronaldon që vendos tjetër rekord. Te suksesi mbërritën edhe Belgjika, Greqia apo edhe Bosnja me Azerbajxhanin. Nga ndeshjet e fundit, Portugalia, Belgjika dhe Franca marrin një biletë për në finalet e "Gjermani 2024".

Në "Johan Cruijff Arena" në Amsterdam, Holanda vendase humbi 1-2 me Francën në grupin B kualifikues, me vendasit e Koeman që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në fazën finale të Europianit. Miqtë e Deschamps iu falën formës fantastike të Mbappe, që shënoi dopietë në minutat 7-të dhe 53. "Tulipanët" u kujtuan vonë, duke shkurtuar shifrat vetëm në minutën e 83 me Hartman. Pas këtij suksesi, Franca me 18 pikë mban kreun e grupit, duke siguruar edhe matematikisht kalimin për në fazën finale të "Gjermani 2024". Pas "Gjelave" qëndron Greqia me 12 pikë dhe më pas Holanda me 9 pikë.

Në "Estadio do Dragao" në Porto, Portugalia vendase fitoi 3-2 kundër Sllovakisë dhe merr biletën për në finalet e Europianit 2024. Për ndeshjen e grupit J, te luzitanët shënuan Ramos në minutën e 18-të dhe Cristiano Ronaldo me dopietë në minutat 29-të dhe 72. Pas dy golave të shënuar, Ronaldo bëhet lojtari me më shumë gola (72), të shënuar pas moshës 30-vjeçare. Sa për kronikë, golat e Hancko dhe Lobotka nuk iu shërbyen miqve. Me 21 pikë të plota pas shtatë ndeshjeve, Portugalia merr biletën për të kaluar në fazën finale të Euro 2024, teksa Sllovakia qëndron e dyta me 13 pikë.

Ndërkohë, për grupin F Belgjika fitoi 2-3 në transfertë me Austrinë dhe merr biletën për të kaluar më tej. Lukebakio me dopietë dhe Lukaku dërguan belgët te suksesi i radhës, që i çon edhe zyrtarisht në Europian.

Rezultate:

Ora 10:39
Katër skuadra sigurojnë një biletë për në finalet e Europianit 2024


 

Kombëtarja e Francës ka fituar derbin ndaj Holandës, Portugalia ka mposhtur Sllovakinë dhe Belgjika ka triumfuar ndaj Austrisë në ndeshjet kryesore të së premtes për kualifikueset e Euro 2024 dhe të treja fitueset tashmë edhe matematikisht e kanë siguruar kualifkimin për në Euro 2024. Veç Francës, Holandës apo Belgjikës, edhe Gjermania si organizatore ka një biletë.

Ora 10:27
VIDEO/ Portugalia 'likuidon' Sllovakinë, Cristiano Ronaldo vendos tjetër rekord


Në "Estadio do Dragao" në Porto, Portugalia vendase fitoi 3-2 kundër Sllovakisë dhe merr biletën për në finalet e Europianit 2024. Për ndeshjen e grupit J, te luzitanët shënuan Ramos në minutën e 18-të dhe Cristiano Ronaldo me dopietë në minutat 29-të dhe 72. Pas dy golave të shënuar, Ronaldo bëhet lojtari me më shumë gola (72), të shënuar pas moshës 30-vjeçare. Sa për kronikë, golat e Hancko dhe Lobotka nuk iu shërbyen miqve. Me 21 pikë të plota pas shtatë ndeshjeve, Portugalia merr biletën për të kaluar në fazën finale të Euro 2024, teksa Sllovakia qëndron e dyta me 13 pikë.

Ora 10:25
Franca i jep leksione Holandës dhe kualifikohet në Euro 2024, 'Tulipanët' rrezikojnë Europianin (VIDEO)

Në "Johan Cruijff Arena" në Amsterdam, Holanda vendase humbi 1-2 me Francën në grupin B kualifikues, me vendasit e Koeman që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në fazën finale të Europianit. Miqtë e Deschamps iu falën formës fantastike të Mbappe, që shënoi dopietë në minutat 7-të dhe 53. "Tulipanët" u kujtuan vonë, duke shkurtuar shifrat vetëm në minutën e 83 me Hartman. Pas këtij suksesi, Franca me 18 pikë mban kreun e grupit, duke siguruar edhe matematikisht kalimin për në fazën finale të "Gjermani 2024". Pas "Gjelave" qëndron Greqia me 12 pikë dhe më pas Holanda me 9 pikë.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?