Festa e Lionel Messit pas golit

Sport

GOLAT/ Gol dhe asist, Lionel Messi shkëlqen dhe i jep fitoren Inter Miamit

17 Shtator, 08:43| Përditesimi: 17 Shtator, 08:49

  • Share

Inter Miami fitoi 3-1 kundër Seattle Sounders për raundin e 30-të në MLS amerikane të futbollit. Protagonist i këtij dueli ishte Lionel Messi me një gol dhe një asist, teksa skuadra nga Miami rigjen tri pikët.

Ndeshja u zhbllokua pas 12 minutave lojë nga Jordi Alba, kjo pas pasimit final nga Lionel Messi. Më pas Messi shënoi golin e dytë dhe të qetësisë në minutën e 41-të. Festë origjinale nga 'Pleshti', me Inter Miamin që 'arkivoi' tri pikët. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe golin e tretë me Fray, ndërsa Seattle u kujtua vonë dhe gjeti golin e vetëm me Vargas në minutën e 69-të, realizim që në fund shërbeu sa për statistika.

Këtë sezon në të gjitha kompeticionet Lionel Messi ka shënuar 23 gola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?