La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 31-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 14:00, me Atletico Madridin që fitoi 3-1 kundër Gironas.
Sfida nuk nisi mirë për djemtë e Simeones që e pësuan që në minutën e katërt. Ishte Dovbyk që pas asistit të Coto kaloi katalanasit në avantazh duke shokuar madrilenët.
Duhej minuta e 34 që Griezmann të vendoste ekuilibrat, për t'i hapur rrugë përmbysjes. Në shtesën e pjesës së parë Correa shënoi për 2-1, ndërsa sërish Griezmann në pjesën e dytë shënoi dopietën personale dhe "vulosi" ndeshjen në 3-1.
Girona paçka humbjes mbetet në kuotën e 65 pikëve për vendin e katërt, ndërsa Atl. Madrid me 61 pikë mban vendin e katërt.