Bologna 2-1 Milan, goli i Ndoye

Sport

GOLAT/ Humbja e dytë radhazi, Bologna përmbys 2-1 Milanin dhe prek zonën evropiane

28 Shkurt, 08:32| Përditesimi: 28 Shkurt, 10:18

  • Share

Bologna fitoi 2-1 me përmbysje kundër Milanit në ‘Dall’Ara’, sfidë e prapambetur kjo për raundin e 9-të në Serie A. Të enjten e 27 shkurtit vendasit e Italianos ia dolën të merrnin tri pikë për të gjetur zonën evropiane, duke i shkaktuar kuqezinjve humbjen e dytë radhazi në kampionat, pas asaj 2-1 nga Torino fundjavën e shkuar. Ditë jo të mira për Sergio Conceicaon në krye të stolit kuqezi.

Ndeshja nisi me dy skuadrat që kërkuan mos pësonin dhe ishin miqtë nga Milano që shënuan me Leao në ekstremin e pjesës së parë. Megjithastë, në nisje të pjesës së dytë ishte Castro që barazoi shifrat pas pasimit final të Fabbian.

Pas golit të shënuar ishte Bologna që tregoi cilësi dhe forcë në fushë, për të gjetur edhe golin e fitores me Ndoye tetë minuta para fundit. Paçka kohës së mbetur Milani nuk mundi të barazonte dhe pëson humbjen e shtatë sezonale, për të mbetur në vendin e tetë me 41 pikë.

Nga ana tjetër Bologna me 44 pikë ngjitet në vendin e gjashtë që të dërgon në Conference League, kjo pas 26 javësh të luajtura në Serie A.

Ndërkohë trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao pas ndeshjes ka dhënë shenja dorëzimi, teksa ka thënë se nëse është ai problemi, largohet pa marrë asnjë euro më shumë.

Ora 10:16
Dështimi në Bologna, Conceiçao jep shenja dorëzimi: Iki nëse s'më doni, nuk dua asnjë euro më shumë


Humbja 2-1 në Bologna, eliminimi nga Champions League dhe situata jo e mirë në kampionat kanë bërë që te Milani situata të jetë e nderë.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri Sergio Conceiçao, që pas dështimit në Bologna ka dhënë shenja dorëzimi, teksa ka thënë se nëse është ai problemi, largohet pa marrë asnjë euro më shumë.

“Çdo ditë njerëzit flasin për situatën time dhe nuk është e drejtë. Unë e di se çfarë dua, e di se çfarë mund të bëj, shoh shumë njerëz që flasin për mua, por situata është e thjeshtë; nëse më duhet të largohem, më thonë “nuk je më i nevojshëm”, marr valixhen time dhe largohem pa kërkuar asnjë euro më shumë.

Trajnerët që më kritikojnë në ditën e ndeshjes, kam një familje pranë meje dhe ata shohin shumë gjëra të këqija për mua dhe nuk është e drejtë”, tha trajneri portugez.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?